Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me aksidentin e rëndë të mbrëmjes së kësaj të martë në Elbasan, ku humbi jetën 73 vjeçari Bexhet Kurti.
Policia bën me dije se viktima u përplas për vdekje nga 17 vjeçari Juljan Gjordumi., banues në fshatin Pajovë, i cili ishte duke drejtuar pa patentë automjetin tip “Benz”
Me mbërritjen e forcave të policisë në vendngjarje, adoleshenti u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thekson policia.
/e.d