BRITANI E MADHE
Policia në Britaninë e Madhe ka arrestuar tre shqiptarë, të cilët akuzohen për kultivim të hashashit.
Të arrestuar kanë përfunduar shtetasit Leon Tosku, 42-vjeç, Altion Qosla, 44 vjeç dhe Erion Beqiraj 35 vjeç. Ata u kapën duke mbjellë lëndë narkotike në disa banesa, raportojnë mediat në gjuhën angleze.
Nëse droga e mbjellë do të shitej, do të kapte vlerën e 500 mijë paund.
Ata kanë qenë nën vëzhgim dhe u janë gjetur 3 shtëpi, në të cilat kishin mbjellë hashash dhe dyshohet se ishin të përfshirë edhe në zona të tjera në kultivimin e bimës narkotike.
Oficerët e policisë i kanë arrestuar shqiptarët më datë 10 shtator, pas hetimeve mbi aktivitetin e tyre kriminal të dyshuar.
Gjykata gjithsesi vendosi të lirojë me kusht shqiptarët, ndërsa nuk dihet nëse do të vendoset ndaj tyre masa e dëbimit nga territori i shtetit të Britanisë së Madhe.
(Balkanweb)