• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Tjetërsuan prona në Spitallë të Durrësit, Apeli lë në burg tre ish-zyrtarët

by Java News
23/05/2024 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka lënë në burg  të arrestuarit për tjetërsimin e 151 mijë m2 tokë në Spitallë të Durrësit.

Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Durrësit për Leonard Kadrimin, Ardit Kërtushën, dhe Dashnor Taullën, duke i lënë në burg.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim shtetasi me iniciale F. Sh, i cili ka deklaruar se është bashkëpronar në dy parcela toke në Spitallë, Durrës dhe ka pretenduar se disa punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, e kanë tjetërsuar pronën e tij. Në kuadër të këtij kallëzimi është regjistruar procedimi penal në ngarkim të disa shtetasve.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve ligjore mbi zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale A. K dhe D. T, të dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 143/3 e 25 dhe 287/2 shkronja “a” të Kodit Penal, si dhe ndaj shtetasit me iniciale L. K, me detyrë zëvendësregjistrues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës në kohën e kryerjes së veprës penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga 287/2 shkronja “a” të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin datë 14.04.2024, ka vendosur:

-Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim A. K, D. T, L. K me vendimin penal datë 11.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

-Personat nën hetim A. K, D. T, L. K, mbeten me masën e sigurimit të caktuar me vendimin penal datë 11.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga personi nën hetim me iniciale A. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi personal më të butë.

– Nga personi nën hetim me iniciale L. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit për sa i përket masës së sigurimit, hetimin në gjendje të lirë pa masë sigurimi, në alternativë caktimin e masës së  sigurimit “detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale D. T, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi personal më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot me datë 23.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare z. Fatri Islamaj vendosi:

-Miratimin e vendimit datë 14.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me të cilin është bërë verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar me vendimin datë 11.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ndaj personave nën hetim D. T, A. K, L. K./tch

Next Post
Berisha nuk ndalet, thyen sërish masën e arrestit, pret në shtëpi aktorin Çun Lajçi. Ngre dolli…!

Berisha nuk ndalet, thyen sërish masën e arrestit, pret në shtëpi aktorin Çun Lajçi. Ngre dolli...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In