• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Tentuan të korruptonin gjyqtarët, dënohet me burg kreu i Dhomës së Avokatisë e 5 persona të tjerë! Njëri u shpall i pafajshëm

by Java News
27/06/2024 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

GJKKO ka dhënë dënimin për kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena dhe 5 persona të tjerë, ndërsa njëri është shpallur i pafajshëm.

Ata akuzohen se kanë tentuar të korruptonin gjyqtarët e Apelit për të liruar një të burgosur. Konkretisht janë shpallur fajtorë Arben Lena, Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Dajana Kodra (Ninga), Blerand Kozici dhe Artiana Kozici. Ndërsa Dritan Tabaku është shpallur i pafajshëm.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 10.05.2024, Nr. 79 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Arben Lena, Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Dajana Kodra (Ninga), Blerand Kozici, Dritan Tabaku, Artiana Kozici.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, mbështetur në nenet 39, 59, 245/1 parag. 2 dhe 4 dhe 300 të K.Penal, nenet 190, 403 – 406, 393 dhe 485 të K.Pr.Penale, me vendimin

Nr. 41, datë 27.06.2024 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Lena, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Arben Lena me 2 (dy) vite burgim.
  3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arben Lena do të fillojë nga dita që ndaj tijështë zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 27.01.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  4. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurin Arben Lena për një periudhë kohore prej 3 (tre) vjetësh.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolla Hafësllari, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione

publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

  1. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Nikolla Hafësllari me 1 (një) vit burgim.
  2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Nikolla Hafësllari do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 26.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolla Jesku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Nikolla Jesku me 1 (një) vit burgim.
  5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Nikolla Jesku do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 25.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  6. Deklarimin fajtore të të pandehurës Dajana Kodra (Ninga), për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
  7. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Dajana Kodra (Ninga) me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  8. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Dajana Kodra Ninga ne provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite dhe 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  1. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehures Dajana Kodra (Ninga) me vendimin nr. 201 dt. 16.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurën Dajana Kodra (Ninga) për një periudhë kohore prej 1 (një) muaji.
  3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dritan Tabaku, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, kjo pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale, fakti nuk ekziston.
  4. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “a” dhe nenit 389 të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit Dritan Tabaku me vendimin nr. 137 dt. 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerand Kozici, për kryerjen e veprës penale

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Blerand Kozici me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Blerand Kozici do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 25.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
  3. Deklarimin fajtore të të pandehurës Artiana Kozici, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Artiana Kozici me 8 (tetë) muaj burgim.
  5. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurën Artiana Kozici ne provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
  6. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehures Artiana Kozici me vendimin nr. 137 dt. 25.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  7. Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal, gjykata në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale disponon që ato ti kthehen të pandehurve që i takojnë
  8. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit të cilat në bazë të nenit 485/1 të K.Pr.Penale janë parapaguar nga shteti, si dhe shpenzimet gjyqësore t’iu ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare, në bazë të neneve 393/1 dhe 406/4 të K.Pr.Penale.
  9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 27.06.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar/m.j

Next Post
“Babalja”, Salianji në Apel/ Juristi: Nëse jepet vendimi për dënim në formë të prerë, është shumë e rëndë

"Babalja'/ Tani mungon prokurori, shtyhet sërish gjyqi i Salianjit në Gjykatën e Apelit. Ja kur do zhvillohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

October 5, 2026
Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com