• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Emrat surprizë! Zbulohen personazhet VIP që do të jenë pjesë e “Big Brother”

by S T
14/09/2024 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edicioni i katërt i “Big Brother” pritet që të nis në nëntor të këtij viti. Në rrjet kanë nisur tashmë të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që pritet të jenë banorët e rinj të shtëpisë së famshme. Ndonëse në rrjet është përfolur se ky edicion do të jetë vetëm me VIP-a nga tri edicionet e para, ky projekt është zhvendosur në kohë. Edhe këtë sezon do të kemi mundësi që të shohim personazhe që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në këtë edicion.

Emri i parë i përfolur ishte ai i Young Zerkës, që në daljet e tij publike e ka pranuar se ka marrë një ftesë tashmë. Duket se tashmë Zerka është gati që publiku ta njohë me të gjitha ngjyrat e tij në këtë format kaq të dashur.

Një tjetër emër që lakohet si pjesëmarrëse është edhe Enxhi Nasufi. Moderatorja ka drejtuar “Post Big Brother” vitin e fundit, duke qenë më e familjarizuar me këtë format. Pas eksperiencës së suksesshme në “Dancing with the Stars”, këngëtarja tashmë është gati për të provuar edhe këtë format. Mbetet për t’u parë nëse Enxhi do ta pranojë ftesën dhe do të futet në garë për çmimin e madh shkruan Panorama Plus.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për tu bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.

Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare,” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.

Next Post
“E madhe është gjëma e mëkatit” e Kutelit interpretohet nga aktori Ligoraq Riza në COD

“E madhe është gjëma e mëkatit” e Kutelit interpretohet nga aktori Ligoraq Riza në COD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Humbi betejën për jetën, ndërron jetë 71-vjeçari i aksidentuar në aksin Lezhë–Milot

July 28, 2026
Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

July 28, 2026
“Dy prej tyre në Shqipëri rrezikojnë falimentimin”/ Bloomberg: Kriza do prekë dhe linjat ajrore

Airbus thyen rekordin e fluturimit më të gjatë në botë: A350 qëndroi në ajër për mbi 24 orë

July 28, 2026
Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

July 28, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Avokatët e huaj të Veliajt mbërrijnë në burgun e Durrësit, takim me kryebashkiakun për strategjinë e mbrojtjes

July 28, 2026
Biden mban fjalimin e lamtumirës drejtuar amerikanëve: Një oligarki me ndikim ekstrem po merr formë!

“Shtëpia e Bardhë nuk e dinte që i kisha”, audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

July 28, 2026
Dita Botërore e Hepatiteve, MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

Dita Botërore e Hepatiteve, MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

July 28, 2026
Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

July 28, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Baza e Iranit në Shqipëri e ka emrin Sali Berisha”, Beqiri: Agron Shehaj rrezikon 35 vite burg!

July 28, 2026
Tentativa për marrjen e llogarive WhatsApp, Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

Tentativa për marrjen e llogarive WhatsApp, Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In