Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në orën 19:15, në Xhafzotaj.
Dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombole gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Qefajet Musai, 60 vjeç, Bukurie Maksuti, 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/b.h