Dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr me thika në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.
Ngjarja u shënua rreth orës 14:00 në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve.
Shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./m.j