• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Rryshfet për leje ndërtimi, GJKKO burgos katër zyrtarët e bashkisë: Ja sa vite…!

by Java News
31/10/2023 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shpallur sot dënimet ndaj katër zyrtarëve të Bashkisë Dimal, të akuzuar për shërdorim detyre dhe korrupsion, si dhe ndaj menaxherit të një subjekti privat dhe një inxhinieri, pasi u akuzuan për përfshirje në veprime të kundërligjshme në dhënien e lejeve të ndërtimit kundrejt ryshfetit tre vjet më parë.

Pasi u njoh me konkluzionet përfundimtare të të pandehurës Valentina Jançe, e cila kërkoi pafajësi ose dënim alternativ, trupi gjykues i kryesuar nga Flora Hajredinaj vendosi të deklarojë fajtorë të gjashtë të pandehurit, të cilët kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke përfituar uljen e një të tretës së dënimit.

Përgjegjësi i shërbimeve në Bashkinë Dimal, Arben Guraj u gjet fajtor për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim; “Korrupsioni pasiv…, e aktiv”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ai u dënua në total me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkutuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj burgim.

I pandehuri Altin Pali, me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës në këtë bashki, akuzuar për “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv…”, u dënua me 3 vjet heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vjet burgim. Për të njëjtat vepra penale u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj e pandehura Valentina Jançe, përgjegjëse sektori e urbanistikës pranë Bashkisë Dimal. Agim Çunaj, me detyrë përgjgjës i IKMT pranë kësaj bashkie, u dënua për shpërdorim detyre me 1 vit e 6 muaj. Zyrtarëve të akuzuar, i’u hoq e drejta e mbajtjes së funksioneve publike për 5 vjet.

Menaxheri i subjektit privat, Vait Koshi, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv…” u dënua me 1 vit burg, ndërsa inxhinieri Arjan Demiri me 8 muaj burg. Ndaj këtyre dy të pandehurve u vendos shuarja e masës së sigurisë, pasi rezulton që të kenë kenë tejkaluar masaën e dënimit të dhënë nga gjykata.

Gjykata konfiskoi një shumë prej 50 mijë lekësh që konsiderohet e provuar se është vlera që është dhënë në formë ryshfeti./m.j

Next Post
Sulmi në kampin e refugjatëve në Gaza, Izraeli merr përsipër sulmin: Ishte qendra e operacioneve të Hamasit

Sulmi në kampin e refugjatëve në Gaza, Izraeli merr përsipër sulmin: Ishte qendra e operacioneve të Hamasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In