• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Emrat që ia vlejnë dhe anonimët në listën e PD, largimi i Topallit, Patozit e Selamit si liri me afat skadence”

by A R
03/06/2017 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Gjekmarkaj

Lulzim Bashës gjithë këto vite, katër më saktë, që ikën sa hap e mbyll sytë, pas të cilave jemi të gjithë më të moshuar, ndërsa më të mençur nuk i dihet, i kemi kërkuar të shfaqet para shqiptarëve me ekipin e tij. Që të jemi të ndershëm, i kemi lypur ndryshim dhe goditje të establishmentit duke nënkuptuar me këtë qeverinë 2005-2013 në tërësinë e saj jo si nevojë për hakmarrje, por si rinovim imazhi. Mbi ta kishin rënduar akuza, shpifje konsumim apo edhe për faktin se 8 vite duke i parë çdo natë të lume në TV me të njëjtën retorikë vetvetiu të yshtnin në pikëllim.

Në këto katër vite vetëm Sali Berisha mori përgjegjësi për gabimet dhe mbrojti me pasion sukseset e veta, jo të pakta, rrugët, rrogat, NATO-n, vizat, TAP-in, kriminalitetin, investimet etj. Dukej i vetmuar në këtë sipërmarrje, por stoik. Berishës i shkon vetmia, një mantel i rëndë që s’e mban kushdo. Ish-vartësit heshtën me pasion. E ndoqi në këtë rrugëtim kalorë- siak vetëm Jozefina Topalli.

Sot pasi provuan Edi Ramën dhe bëjnë bilancin e tij, shumëkush mendon se kemi qenë të ashpër në gjykim, mosmirënjohës për punët e bëra. Por më mirë kështu. Qytetarët kanë të drejtë të pretendojnë më shumë, më me cilësi dhe më shpejt, si dhe ta përdorin votën si t’u duket e drejtë. Teza se populli voton gabim është antihistorike, naive dhe gati qesharake.

Të gjithë ata që e mbështesin, por edhe ata që e kritikojnë Bashën bashkohen pasi munden dilemat, hamendjet, thashethemet dhe sqarimet e fundit me veten se kjo është lista Basha, e ideuar dhe prezantuar prej tij. Të gjithë ndahen përsëri kur vjen dekiku me u shpreh sa demokraci ka një parti kur vendos një njeri i vetëm! Përsërisim çdo ditë që partia është lideri sikur bëjmë zbulimin e Amerikës. Në fakt kështu pohojmë mjerimin e kulturës demokratike që na rrethon.

Ata që janë në atë listë janë aty se deshi ai po aq vlen pohimi për ata që nuk janë se nuk deshi Basha. Në këtë pikë duhet lënë i qetë Sali Berisha. Ndaj suksesi kësaj radhe nëse buzëqesh ia bën këtë përkëdheli vetëm Bashës e askujt tjetër. Ai duhet duartrokitur me nxehtësi për të nëse ndodh, por nëse dështon e ngarkohet veç ai me një barrë të rëndë që Zot na ruaj. Duke e shikuar me vëmendje listën, bien në sy disa kategori. Brenda saj pa vështirësi mund të shquash një grup cilësor, duke filluar me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Preç Zogajn, Genc Pollon, Halim Kosovën, Florjon Mimën, Jorida Tabakun, Oerd Bylykbashin, Valentina Dukën, Romeo Gurakuqin, Rudina Hajdarin, Enkeled Alibeajn, e ndonjë tjetër si një gërshetim interesant dhe i lëvdueshëm.

Pastaj hiq detyrimin që kishte për aleatët, bie në sy një çetë që gjatë qeverisjes së Berishës ishin figura të rangut të tretë në PD, që detyrë kryesore kishin të lexonin ndonjë deklaratë para kamerave të shkruar nga Berisha dhe gjithë kohën tjetër e kishin të lirë për të vrarë miza dhe mërzinë e tyre si t’ua kishte ënda. Qerratenj të vërtetë që do bëjnë hajër gjatë.

Një grup jo i vogël anonimësh lokalë për mediumet e Tiranës, por mbase jo për komunitetet ku jetojnë bie në sy. Të jesh anonim nuk është faj dhe nuk do të thotë se nuk je profesionist i mirë ose nuk do të bëhesh politikan i mirë. Zakonisht ata marrin vota. Por tani për tani kësaj mase s’i gjen dot tjetër emër nga këndej.

Disa ish-ministra të qeverisë Berisha janë ende në listë dhe ndonjë syresh e meriton. Por nuk është i qartë kriteri që është përdorur për largimin e të tjerëve dhe mbajtjen e tyre. Eduard Halimi, ish-ministër i Drejtësisë, i cili gjatë ministerllëkut shquhej për arrogancë që nuk i përputhej me gjatësinë, pse do duhej të ishte para Myqerem Tafajt apo Majlinda Bregut? Më intelektual? Më i ndershëm? Më gojëtar? vijon nga faqja 1 Më i pashëm? Vështirë t’i japësh përgjigje. Majlinda Bregut, para se ta linin jashtë, i krijuan edhe një tymnajë dyvjeçare thashethemesh, të cilat duhet të kenë pasur ndikim edhe te reagimi i saj njerëzor e politik. Ajo mund të lihej jashtë nëse merrej një vendim i barabartë për të gjithë ish-ministrat.

Po ashtu më i bujshëm dhe më i pajustifikuari është largimi i Jozefina Topallit, Astrit Patozit dhe Eduart Selamit. Të tre këta kanë një histori intensive në PD dhe mbi të gjitha s’kanë qenë kurrë pjesë e ekzekutiv it. Topalli është shquar për qëndrestarinë e saj, koherencën ideologjike si përfaqë- suese e të persekutuarve, e familjeve të mëdha, e Shkodrës e më gjerë. Po, ka qenë një kritike korrekte me Bashën. Po a mjafton kaq për të përligjur dëbimin? Ne kemi folur për liri fjale në epokën Basha duke e përshëndetur, por paskësh qenë me gjasë liri me afat kohor deri në skadimin e mandatit të deputetit, se pastaj ta rregulloka lala qejfin. Largimi i tyre nuk justifikon aspak nga pikëpamja etike reagimin e nxituar të Imamit, i cili zemërueshëm kërkoi shkarkimin e Bashës sapo filloi fushata, duke i dhënë mundësi kundërshtarit ta përdorë si i do zemra.

Paradoksale ngjan gjithësa kur duke folur në shumës zonja Grida Duma thotë “ne vendosëm”, a thua se është mbyllur në zyrë me Lulzim Bashën për të bërë listën dhe tejet cinike ngjan gjykimi i saj nga “Olimpi” kur shfaq “mirënjohje” për Topallin, Patozin apo Selamin. Kjo është ironia e fatit, vetë shakaja.

Gjithësa ndodhi e vendosi Bashën për disa ditë në kushte mbrojtjeje kur do duhej të sulmonte. U gjet papritmas nën një rrebesh gurësh. Një indifadë e vërtetë. Kandidatë për deputetë që largohen nga lista me deklarata plot mllef e pezëm, çka tregon se nuk ka pasur shumë transparencë në renditje dhe se procesi ka qenë emërim dhe jo negocim me personat konkretë. Të persekutuarit politikë kanë merituar më shume respekt dhe përfshirje. Ajo shtresë ka mbajtur gjallë PD-në në ditët kur ekzistenca e saj vihej në rrezik. Madje edhe në çadër shikoje çdo ditë burra e gra të shtyrë në moshë, që e dëshmonin me sinqeritet vokacionin e tyre. Ata e kishin në PD një përfaqësues brilant, Tomorr Alizotin, pinjoll i një familjeje me emër, i shkolluar më së miri në Perëndim, diplomat karriere dhe punëtor i palodhur në rindërtimin e marrëdhënies së të persekutuarve me këtë forcë politike. Alizoti shkëlqen me mungesë. Po ashtu lënia jashtë e Kryetarit të FRPD, Belind Këlliçit, ngjan një gjest pa perspektivë logjike.

Basha e ka jetike ta spostojë vëmendjen te programi elektoral i PD dhe te garancitë konkrete që i jep elektoratit si ndryshim mes tij dhe Edi Ramës. Kryeministri me një gjuhë të koduar po përpiqet të trajtojë Bashën si një vartës, produkt i marrëveshjes mes tyre. Ky është një kurth i madh prej të cilit Lulzim Basha duhet të distancohet prerë dhe me forcë, duke sqaruar pozicionin e tij për pas zgjedhjeve.

Demokratët, por edhe të tjerë dalin në këtë fushatë për ta bërë Bashën Kryeministër dhe jo zëvendës të Edi Ramës. Marrëveshja, një sukses ekskluziv i Bashës pas një kauze plot ndjeshmëri si ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme me simbol çadrën, nuk duhet t’i kthehet në bumerang elektoral. Nëse nuk sqarohet mirë ajo ysht në limonti dhe mosveprim popullin e opozitës. Basha e mbrojti listën dhe ekipin e tij të enjten në “Top Story”. Më 26 qershor është e madhe kureshtia sa ato (lista dhe ekipi) do ta mbrojnë Bashën me rezultatin që do marrin.

Next Post
Aktivë në fushatë, shkarkohen 8 drejtorë hipotekash e burgjesh nga Ministri i Drejtësisë

Ministri teknik i PD nuk ndalet, letër Ramës ku i kërkon shkarkimin e Sekretares së Përgjithshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

June 7, 2026
Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In