• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat që garojnë për në Strazburg, Qeveria: Vetingu nuk kryhet, s’ka ende ligj

by Aalison Pearse Stevens
13/08/2016 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministria ka reaguar sot ndaj akuzave për zgjedhjen e kandidatëve që do të votohen për postin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se procedura po zhvillohet pa transparencë.

Në një reagim për media, Kryeministria tha se ka ngritur një komision vlerësimi për kandidaturat, si dhe ka publikuar emrat e personave që kanë aplikuar për këtë post.

Reagimi i Kryeministrisë për kandidatët e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut:

Në lidhje me procedurat që po ndiqen për përzgjedhjen e kandidaturave për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), në respekt të transparencës në vazhdimësi të procesit, të interesit të opinionit publik, si dhe në përgjigje të pretendimeve të ngritura prej Partisë Demokratike bëjmë të ditur se:

Këshilli i Europës ka ftuar qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 26.8.2016, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në GJEDNJ, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit aktual më datë 31.1.2017.

Duhet theksuar se në rastin e përzgjedhjes së kandidaturave të mëparshme për të njëjtin pozicion, si në rastin e gjyqtarit Ledi Bianku, qeveria e zotit Berisha nuk ndoqi asnjë procedurë dhe nuk vendosi asnjë standard transparence për përzgjedhjen që bëri. Çdo gjë u mbajt në fshehtësi dhe procesi i përzgjedhjes nuk shmangu ndikimin politik. Ky fakt është lehtësisht i provueshëm nga kushdo.

Ndryshe nga kjo praktikë, me qëllim ndjekjen e procedurave sa më demokratike dhe transparente në këtë proces përzgjedhjeje, bazuar, gjithashtu, në standardet e vendosura në Udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Qeveria Shqiptare publikoi më datë 18 korrik 2016 thirrjen për aplikim në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, Nr.23, (Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare), në faqen zyrtare të Kryeministrisë dhe në media.

Gjithashtu, për përzgjedhjen e kandidatëve sa më të përshtatshëm, profesionalë, me integritet, apolitike dhe në mënyrë transparente, u ngrit një komision konsultativ ad-hoc (Komisioni) me anëtarë që gëzojnë përvojë të konsiderueshme profesionale, janë përfaqësues të institucioneve të pavarura apo akademikë të shquar, duke shmangur kështu çdo mundësi për ndikim politik në këtë proces.

Ky Komision përbëhet nga:

Kryetar i Komisionit:

-Z. Luan Omari, konstitucionalist, ish-anëtar i Komisionit të Venecias.

Anëtarë të Komisionit:

-Z. Kristaq Traja, ish-gjyqtar në GJEDNJ.

-Z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

-Z. Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ish- gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

-Z. Artur Metani, Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit, Kryeministria.

Për sa i përket procesit të vetting-ut, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e integritetit dhe pastërtisë së figurës së gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, si dhe të gjendur në rrethanat e mosmiratimit deri në këto momente të projektligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Projektligji “Për vetting-un”), Komisioni, gjatë kryerjes së procedurave përzgjedhëse për kandidatët për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, po zbaton dhe po vlerëson kandidaturat në përputhje jo vetëm me kriteret e thirrjes për aplikim, por edhe me parimet që qëndrojnë në themel të procesit të vetting-ut, të cilat lidhen me çështje të kompetencave profesionale, verifikimin e deklarimit të pasurisë dhe integritetin.

Për sa më lart dhe të vendosur për të garantuar profilin e kandidatëve për gjyqtarë, në përputhje me standardet më të larta, jo vetëm profesionale, por edhe morale, Komisioni, i ka kërkuar aplikantëve vërtetimin e dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike ose plotësimin e tij, si dhe ka kërkuar në rrugë zyrtare pranë ILDKPKI-së informacion mbi verifikimin e deklarimit të pasurisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në fund theksojmë se qeveria shqiptare ka të drejtë vetëm propozimin e tre emrave për këtë pozicion, pasi është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, institucioni që do të shqyrtojë, vlerësojë dhe votojë një nga emrat e paraqitur.

 Emrat e aplikantëve të cilët po shqyrtohen prej Komisionit janë:

Xhezair Zaganjori

Altina Xhoxhaj

Dariel Sina

Elira Kokona

Ina Rama

Sokol Berberi

Gent Ibrahimi

Plarent Ndreca

Ledia Mirakaj

Sokol Puto

Ornela Rrumbullaku

ma.me

Next Post

Si sot, me 13 Gusht vdiq Delakrua dhe lindi Hiçkok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

July 14, 2026
Itaka e një lideri shqiptar!

Itaka e një lideri shqiptar!

July 14, 2026
Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In