• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ Primaret në PD, kush janë pesë kandidatët që do votohen nga anëtarësia

by
25/10/2022 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të përfshihet në ditët në vijim nën “ethet” e primareve për të nxjerrë kandidatin që do të rivalizojë Erion Veliajn në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndonëse zyrtarisht dy palët në PD janë ende në negociata për të dalë me një kandidat të përbashkët, grupimi i Berishës duket i vendosur për të vijuar me procesin e parashikuar në Statut për zgjedhjen e kandidatit përmes Primareve ku do votojnë anëtarët, por edhe simpatizantët e kësaj force politike.

Sipas BalkanWeb thuhet se do të jenë të paktën pesë kandidatët që do ti nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë për të nxjerrë edhe më të votuarin për zgjedhjet e 14 majit.

Kandidati i parë që ka dalë tashmë edhe publikisht përmes intervistave televizive është anëtari i Këshillit Kombëtar, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti. I pyetur nëse do të jetë kandidat, ai nuk e përjashtoi. “Nuk mund të konfirmoj diçka për të cilën ende nuk është hapur zyrtarisht aplikimi”, tha Alimehmeti.

Një tjetër emër i përfolur është edhe Belind Këlliçi, deputeti dhe ish kryetari i forumit Rinor të PD-së, i cili ishte ndër të parët që u rreshtua në krah të Berishës një vit më parë kur ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së. i pyetur nëse e konfirmon kandidimin ai tha se “nuk mund të ta jap këtë konfirmim aktualisht pasi jam në konsulta dhe biseda me të gjithë faktorët në parti”.

Ndonëse nuk është lakuar shumë në media dhe ende nuk është artikuluar si Alimehmeti, Këlliçi është duke punuar ngushtësisht me strukturat e PD-së, ndërkohë që Veliajn e ka akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë që deputeti Agron Shehaj, ndonëse është lakuar në qarqet mediatike si kandidat, konfirmoi se nuk do të jetë pjesë e primareve.

Një tjetër emër i përfolur, që edhe vetë nuk e ka fshehur ambicien për të kandidatuar nga Partia Demokratike në 14 maj në Tiranë, është ish deputeti Gerti Bogdani. Disi i tërhequr publikisht nga jeta partiake, prej kohësh Bogdani ka vënë theksin në rrjetet sociale të problematikave të ndryshme në Tiranë si rrugët me gropa, ajrin e ndotur apo edhe mungesën e pastrimit të qytetetit. Bogdani, ndonëse e lexoi mesazhin, nuk iu përgjigj interesimit nëse do të jetë kandidat.

Përveç emrave të Alimehmetit, Këlliçit dhe Bogdanit, ka mësuar se edhe ish deputeti i PD Fatbardh Kadilli dhe aktori Julian Deda e kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e primareve me shpresën që do të zgjidhen nga anëtarësia. Kadilli dhe Deda nuk u përgjigjën nëse do të jenë kandidatë./ BW/

/e.d

Next Post
“Lulishtja e mbushur me prezervativë”/ Denoncon qytetarja: Kemi frikë! Po bëhet prostitucion në mes të Tiranës

"Lulishtja e mbushur me prezervativë"/ Denoncon qytetarja: Kemi frikë! Po bëhet prostitucion në mes të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani

Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani

May 22, 2026
Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

May 22, 2026
Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

May 22, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

May 22, 2026
Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA për fundin e luftës

Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA për fundin e luftës

May 22, 2026
Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

May 22, 2026
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

May 22, 2026
“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

May 22, 2026
“As qyta e armëve tinzare nuk më tremb”, drejtori i AKU-së në Shkodër reagon pas dhunës: Nuk dorëhiqem!

“As qyta e armëve tinzare nuk më tremb”, drejtori i AKU-së në Shkodër reagon pas dhunës: Nuk dorëhiqem!

May 22, 2026
Mbi 1900 firma për Denion Meidanin! Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion kundër largimit të ambasadorit

Mbi 1900 firma për Denion Meidanin! Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion kundër largimit të ambasadorit

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In