• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat për KLGJ e KLP, Bylykbashi: Shumë kandidatura janë në kundërshtim me procedurat dhe ligjet

by Java News
23/01/2018 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka dalë kundër anëtarëve të zgjedhur të KLP dhe KLGJ, të zgjedhur një ditë më parë nga komisioni Ad Hoc. Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi në një dalje për media se 10 emrat e përzgjedhur për KLP dhe KLGJ jo vetëm janë njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama, por kanë dhe probleme të rënda me ligjin.

“Kandidatura në KLGJ/KLP me afilacion të pastër politik, në shumicën e tyre janë në kundërshtim me kriteret e Kushtetutës dhe ligjit, disa janë të skualifikuar nga ONM. Procesi është tërësisht i delegjitimuar. PD nuk kishte dyshim se 10 emrat jo vetëm do të ishin të afërt me kryeministrin Rama, por me probleme të rënda me ligjin dhe Kushtetutën, rrjedhimisht e papranueshme”, tha Bylykbashi.

Pretendimet e PD:

Kandidati i emëruar nga shoqëria civile, Altin Hazizaj, ka depozituar në Kuvend një deklaratë, ku deklaron se nuk ka qenë i dënuar. Kjo pasqyron të dhëna të rreme, sepse ai është i dënuar dy herë me vendim penal për kryerjen e një vepre penale. Dokumenti nga sekrori i dekriminalizimit per Altin Hazizaj eshte dorezuar ne kuvend por eshte fshehur per anetaret e opozites. Ai duhej te ishte skualifikuar. Kjo e ben listen te pavlefshme

Sokol Lamaj nga KLGJ, nuk ka paguar tatimet. Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mospagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët. Edhe ky kandidat e deligjitimon listën

Ilir Panda nga pedagogët, ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike, çka ligji e ndalon.

Nga KLP, Kozma Jano, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Kozma Jano nga radhët e avokatëve, nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton se Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “telefoni”. Kozma Jano ka qene kryetar i Partise Komuniste dega Lushnje dhe ne 2011 ka qene kandidat ne zgjedhjet lokale ne listen e keshilltareve. Kjo e dhene eshte ne faqen e KQZ.

Alfred Balla, nuk është i angazhuar në 5 vitet e fundit në Shoqërinë Civile. Ndërkomëbtarët kanë konstatuar se platforma e tij është plagjiaturë e një platforme tjetër. Ky kandidat nuk ka integritet të lartë. Për këtë arsye, vëzhguesit ndërkombëtar nuk duhet të merret në konsideratë.

 

ma.me

Next Post
Detaje nga krimi në Vlorë/ Djali u vra me sëpatë, nëna u mbyt me tel, çfarë dëshmoi nusja!

Detaje nga krimi në Vlorë/ Djali u vra me sëpatë, nëna u mbyt me tel, çfarë dëshmoi nusja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In