• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ PD pa lista për këshilltarë në 4 bashki, 16 kandidatë për kryebashkiakë! PS dhe ‘Meta-Berisha’ në të gjitha bashkitë

by Java News
04/04/2023 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste, koalicioni Berisha-Meta dhe Partia Agrare Ambientaliste janë të vetmet forca politike që do të kenë kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiake në të 61 bashkitë e vendit. Sa i përket Partisë Demokratike, logoja zyrtare forcës më të madhe opozitare në vend, do të mungojë në 4 bashki. Partia Demokratike do të ketë listat e saja në 57 bashki dhe do të mungojë në Vorë, Roskovec, Dropull dhe Pustec.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, gjithashtu ka mësuar se PSD në 60 bashki ndërkohë që PDIU do të garojë në 53 bashki me listat e saja. Sa i përket forcave të tjera politike kryesore mund të thuhet se PR do të garojë në 58 bashki, LZHK në 53, PLL në 54.

Ndërkohë që sa i përket garës për kryebashkiakë edhe pse kanë kaluar 8 ditë nga momenti kur përfundoi afati për të paraqitur emrat nga partitë politike ende nuk ka një numër të saktë të Partisë Demokratike se në sa bashki ka garuar. 22 janë emrat që janë lakuar ndërkohë që 6 janë tërhequr ose nuk janë miratuar nga Kryesia e PD.

Kujtojmë se i fundit nga tërhqjet e kandidatët të Partisë Demokratike ishte Gjergji Gjata, i cili u vendos nga PD si kandidat për Bashkinë e Korçës. Ai u tërhoq nga gara bashkë me kandidatët e këshillit bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia, Bujar Vreto  në Librazhd, Ibrahim Bruka  në Vorë dhe Genc Doçi  në Kurbin.

Derisa lista të zyrtarizohet edhe me regjistrimin formal në KQZ, Alibeaj publikisht në fushë-betejë ka kandidatin e Tiranës, të përcaktuar mes dilemash e përplasjesh, Roland Bejkon apo edhe Agron Kapllanajn në Mallakastër, të dy të sulmuar ashpër nga Sali Berisha dhe njerëzit pranë tij. 16 janë ende kandidatët të Partisë Demokratike për kryebashkiakë.

Emrat e PD për 14 Majin

1.   Tiranë-Roland Bejko

2.    Mallakastër- Agron Kapllanaj

3.    Patos- Pranvera Rizai

4.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

5.    Poliçan – Florian Qamo

6.    Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

7.    Kamëz – Bilbil Bajraktari

8.    Dibër – Naim Gazidede

9.    Dimal- Dritan Sula

10.    Sarandë- Skënder Muço

11.    Mirditë-Mark Ruçi

12.    Vau i Dejës- Klomentina Drini

13.    Gjirokastër-Shemsho Lamaj

14. Këlcyrë-Adriatik Spahiu

15-Bashkia Tepelenë- Sokol Guga

16-Bashkia Finiq- Leonidh  Papa

 

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar

1.    Lezhë – Sandër Marku (tërhequr)

2.    Krujë – Sabah Sheta  (I tërhequr)

3.    Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)

4.    Vorë- Ibrahim Bruka  (I pamiratuar nga Kryesia)

5.    Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)

6.   Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)/shqiptarja.com

Next Post
“Podcast-i” i Ramës dhe Berishës:/ Zeka Ja kush më ka bërë ftesë për të qenë bashkëmoderator

"Podcast-i" i Ramës dhe Berishës:/ Zeka Ja kush më ka bërë ftesë për të qenë bashkëmoderator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com