• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT-Patën ndikim të paligjshëm ndaj votuesve/GJKKO dënon me nga 2 vite burg ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut

by Os De
26/11/2025 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Stoka, ish-zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi në zgjedhjet vendore të vitit 2019 premtonte leje legalizimi në zonën e Saukut në Tiranë, si edhe punësime në këmbim të votës për Partinë Socialiste. 

Për të njëjtin krim zgjedhor GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Agim Osmën, kryeplak i Lagjes së Re në Sauk, por togat e zeza vendosën pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij. 

Sipas organit të akuzës këta dy shtetas kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019,  kur Kadastra drejtohej nga Artan Lame duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ne favor të Partisë Socialiste ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë. Burimet bëjnë me dije se ishin bashkëpunëtorë të afërt të Lames.   

Njoftimi i plotë i SPAK 

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka dhe Agim Osma, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328 dhe 25 të Kodit Penal”. 

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 76, datë 26.11.2025 vendosi: 

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Dritan Stoka dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim. 4. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dritan Stoka me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim. 

Vuajta e dënimit për të pandehurin Dritan Stoka të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Agim Osma dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim. 9. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Agim Osma me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim. 10. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin Agim Osma në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij. 

Në zbatim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri Agim Osma që të mos shoqërohet me persona të dënuar. 

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e caktuar me vendimin nr. 47, dt. 28.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 13. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare. 

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. Tiranë, më datë 26.11.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton GJKKO. 

 

  

 

 

Next Post
“350 mln euro për Shqipërinë! Bizneset të përgatiten për integrimin”, BE: Të përfitojnë nga plani i rritjes

“350 mln euro për Shqipërinë! Bizneset të përgatiten për integrimin”, BE: Të përfitojnë nga plani i rritjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In