• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ Operacioni: Sekuestrohen mbi 7 kg drogë, arrestohet dy vëllezërit në Tiranë, si u zbuluan nga policia

by Java News
13/11/2023 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulçesh”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 7.9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Lënda narkotike u gjet si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesat e 2 shtetasve (vëllezër), në fshatin Bulçesh. Vihen në pranga 2 vëllezërit që posedonin lëndën narkotike,  Saimir Aruci dhe Oltjan Aruci.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve S. A. dhe O. A. (vëllezër), në fshatin Bulçesh, Tiranë, dhe si rezultat është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 7.9 kilogramë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 39 vjeç dhe O. A., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./m.j

Next Post
‘Partizani’/ Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

"Foltorja" sulmon sërish gjyqtaren që po heton Berishën: Irena Gjoka e korruptuar, është në konflikt interesi. Hesht si fija e barit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com