• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT/ Operacioni ndaj trafikut të drogës ‘fundos’ 17 pukjanë dhe mirditorë, mes tyre edhe oficerë policie

by
12/10/2022 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Qafa e Helmit” është vendi në një fshat të vogël të Pukës, me të cilin SPAK ka koduar operacionin për të goditur një grup të madh kriminal sipas tyre.

Sipas SPAK, ky grup kultivonte dhe trafikonte kanabis në mes të Pukës dhe Mirditës, garancia e të cilëve ishin punonjës policie. Kështu, Prokuroria e Posaçme ka bërë dje me dije se ka mbyllur hetimet për grupin kriminal nën akuzë të kultivimit të lëndëve narkotike në Pukë, grup i cili u kap një vit me parë në kuadër të operacionit policor i koduar “Qafa e Helmit”.

SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal prej 17 personash, mes tyre dhe 3 drejtuesit. Një prej personave nën hetim është edhe ishnënkomisari, Kastriot Bicukaj.

Nga hetimi rezulton se të pandehurit Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola në rolin e drejtuesve kanë krijuar një grup kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, pjesë e këtij grupi, duke u përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen më pas të saj.

Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme me qëllim shitjen e saj. Grupi kriminal ka pasur edhe mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit dhe strukturave vendore ku është provuar që ata kishin mbështetjen e të pandehurit Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë kryeplak i fshatit Plet, Pukë. Veprimtaria kriminale ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021 ku nëpërmjet veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura ka rezultuar i dokumentuar dhe i provuar ky aktivitet kriminal dhe përgjegjësia penale konkrete e të pandehurve.

HETIMET SIPAS SPAK

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal është arritur të evidentohen disa raste të aktivitetit kriminal dhe janë sekuestruar ndër të tjera provat materiale: Në datë 02.12.2020 është sekuestruar sasia prej 37 kg e 450 gr. lëndë narkotike “Cannabis sativa”.

Në datë 04.08.2021, në vendin e quajtur ‘Qafa e Helmit’ mbi fshatin Shkozë, Pukë, janë asgjësuar afro 4000 bimë narkotike të dyshuara ‘Cannabis sativa’, të kultivuara në tri parcela dhe janë evidentuar tri ambiente të përshtatura për të qëndruar personat që kanë kultivuar bimët e dyshuara narkotike.

Në datën 01.10.2021 është sekuestruar sasia prej 12 kg lëndë narkotike ‘Cannabis sativa’ në zonën e fshatit Plet, Pukë.

Në datën 01.10.2021 është gjetur vendi ku kryhej përpunimi i bimës narkotike dhe është sekuestruar ndër të tjera sasia e gatshme e lëndës narkotike “Cannabis sativa” me peshë 28 kg e 73 gr. dhe një sasi tjetër e papërpunuar.

TË AKUZUARIT

Leon Ndrecaj
Gjin Kola
Ilir Prengaj
Miri Rrapi
Zef Lalaj
Danjel Lalaj
Gentian Ndoj (Marinaj)
Tanush Lekgegaj
Aleks Këdheli
Tor Sherri (Vitor)
Leonard Kola
Ylli Veshi
Gentjan Stafa (Lalaj)
Samuel Marku
Eriglen Sulaj
Kastriot Bicukaj
Hilë Marnikollaj

/e.d

Next Post
70 mijë euro ilaçe kontrabandë, arrestohet një çift në Sarandë

70 mijë euro ilaçe kontrabandë, arrestohet një çift në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In