Me qëllim përafrimin sa më të madh ndaj realitetit dhe duke u bazuar vetëm tek deklarimet e bilanceve në QKB dhe strukturat aksionmbajtëse, studimi për vitin që shkoi u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë.
Metodologjia e ndjekur është huazuar nga teknikat bashkëkohore nga Capgemini, KnightFrank, Wealth-X. Natyrisht, këto praktika ndërkombëtare janë përshtatur realitetit shqiptar, me qëllim që të kenë kuptim dhe të mund të jenë të aplikueshme dhe të lexueshme nga shumica.
Metodologjia e aplikuar kësaj here ka mbajtur parasysh dhe është bazuar në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve në QKB: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto.
Kapitali neto është konsideruar si baza e akumuluar ndër vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe konsolidimi akumulativ i përpjekjeve sipërmarrëse të bizneseve të 100 individëve të marrë në analizë.
Ndërsa fitimi i realizuar është indikatori thelbësor i dinamikës së performancës sipërmarrëse të këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, secilit komponent, gjatë analizës së bërë i është atashuar një peshë specifike e barazpeshuar prej 50% secilit, me qëllim identifikimin sa më të thjeshtuar dhe kuptimplotë të ecurisë së vetë komunitetit të super të pasurve në Shqipëri për vitin 2016.
Natyrisht që, biznese që nuk kanë realizuar apo nuk kanë deklaruar fitim, kanë grumbulluar më pak pikë dhe rrjedhimisht kanë shënuar shumë më pak në renditjen e përgjithshme. Pa dyshim që analiza, për vetë sistemin e deklarimeve dhe defektet e mundshme në mbledhjen dhe pasqyrimin e të dhënave, mund të ketë një shkallë të caktuar mospërputhjeje me realitetin, shkak ky që mund të pasqyrohet në mungesën e disa emrave të individëve.
Pavarësisht, vlen të ritheksohet se zgjerimi bazës së marrë në analizë, përshtatja metodologjike dhe klasifikimi, kanë shërbyer dhe shërbejnë për të pasur një situatë sa më të përafërt me realitetin, gjithnjë tashmë të bazuar në të dhënat zyrtare.
Në analizën e të dhënave zyrtare tashmë sipas bilanceve të dorëzuara në QKB, kemi një renditje të përgjithshme të ‘top-30’ sipas tabelës së mëposhtme, ku baza e përllogaritjes është ponderimi 50/50 Kapital Neto dhe Fitim i Realizuar.
Me qëllim evitimin e përllogaritjeve empirike dhe qasjen sa më të përafërt me realitetin, është marrë në konsideratë në ponderim edhe pozicionimi i këtyre individëve gjatë analizave të viteve të shkuara.
Nga një analizë e thjeshtë empirike, vërehet se aktivitetet kryesore të tyre janë investimet, tregëtia e karburanteve dhe prodhim/distribucioni. Natyrisht, zëri investime shtrihet në fusha nga më të ndryshmet dhe është komponent kryesor përbërës edhe për sipërmarrësit e karburanteve.
Po kështu, renditja sipas performancës së ponderuar mes kapitalit neto dhe fitimit të realizuar ka konsoliduar për të dytin vit radhazi grupin e 4 sipërmarrësve të parë edhe për vitin e shkuar.
Ndërkohë që në top-10 kemi vetëm 1 sipërmarrëse femër me predominancë të theksuar të sipërmarrësve meshkuj.
10 individët më të pasur në Shqipëri
#1 Samir Mane
#2 Shefqet Kastrati
#3 Vasil Naçi
#4 Behar Çukaj
#5 Tom Doshi
#6 Rrok Gjoka
#7 Grigor Joti
#8 Idajet Ismailaj
#9 Vilma Nushi
#10 Pëllumb Salillari
Renditja sipas Fitimit të vitit 2016
Nr. Aksioneri
1 Samir Mane
2 Shefqet Kastrati
3 Rrok Gjoka
4 Behar Çukaj
5 Grigor Joti
6 Idajet Ismailaj
7 Lefter Kallo
8 Elvis Sula
9 Agim Zeqo
10 Tom Doshi
11 Vasil Naci
12 Pellumb Salillari
13 Geront Cela
14 Vilma Nushi
15 Vjollca Hoxha
16 Agron Shapllo
17 Frident Kuqi
18 Luan Leka
19 Tonin Alia
20 Hajredin Fratar
21 Besnik Sulaj
22 Neritan Dojaka
23 Serafin Orgocka
24 Bledar Çeribashi
25 Ylli Braka
26 Esat Noka
27 Eduard Curraj
28 Luan Muça
29 Ilir Trebicka
30 Renis Tërshana
Tabela e mësipërme paraqet renditjen përfundimtare të top-30 të të superpasurve vetëm sipas fitimit të realizuar për 2016. Parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri, fitimit, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se gjysmën e fitimit të realizuar nga të gjithë së bashku.
Renditja sipas Kapitalit Neto të vitit 2016
Nr. Aksioneri
1 Samir Mane
2 Shefqet Kastrati
3 Vasil Naci
4 Behar Çukaj
5 Besnik Sulaj
6 Renis Tërshana
7 Idajet Ismailaj
8 Aleksandër Pilo
9 Tom Doshi
10 Vilma Nushi
11 Frident Kuqi
12 Artan Dulaku
13 Agron Shapllo
14 Isuf Ferra
15 Pellumb Salillari
16 Ram Geci
17 Rrok Gjoka
18 Irfan Hysenbelliu
19 Aleksander Frangaj
20 Luan Muça
21 Elvis Sula
22 Serafin Orgocka
23 Vjollca Hoxha
24 Lefter Kallo
25 Roland Hysa
26 Avni Ponari
27 Agim Zeqo
28 Armand Duka
29 Grigor Joti
30 Ylli Braka
Sërish, parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri, kapitalit, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se e kapitalit të akumuluar nga të gjithë së bashku. Analiza e këtij komuniteti elitë mes të superpasurve të analizuar sivjet për vitin 2016 është bërë edhe në lidhje me paraqitjen e kësaj renditjeje karshi vitit të kaluar, pavarësisht ndryshimit të numrit të shqyrtuar vjet (60 sipërmarrës) dhe grupit të sivjetshëm (100 sipërmarrës.)
Përmbyllëse
Viti që u analizua dhe ky në vazhdim janë pjesë e periudhave shumë dinamike në aspektin politik, si pjesë e zgjedhjeve parlamentare, dhe padyshim që edhe bizneset vendase ndjekin trendet ndërkombëtare në ballafaqimin e tyre me riskun politik dhe impaktin e tij në ekonominë vendase dhe performancën e sipërmarrësve.
Nga ana tjetër, ky komunitet sipërmarrësish ka një ndjeshmëri të lartë dhe ballafaqohet çdo ditë dhe në çdo aspekt me të gjitha reformat ekonomike dhe financiare që qeveria ndërmerr apo ka ndërmend të ndërmarrë, sidomos në sektorët financiarë, strategjikë, infrastrukturorë, juridikë apo zhvillimorë.
Secila reformë dhe të gjitha së bashku pasohen me dinamika që krijojnë kosto shtesë për bizneset dhe për vetë sipërmarrësit, të cilat jo vetëm duhen përballuar, por edhe transformuar në performancë dhe vazhdimësi.
Në këtë kuadër, për vetë peshën dhe përgjegjësinë që ky komunitet përfaqëson ndaj ekonomisë vendase, është shumë e vlefshme të theksohet se në vetvete përbën një pasuri kombëtare
që duhet konsideruar partnere e vazhdueshme dhe ndihmëse në konsultimin dhe realizimin e koordinuar të reformave, me qëllim jo vetëm realizimin e tyre, por realizimin e tyre me sukses, me kosto sa më të minimizuara dhe në kohën më të shkurtër.
Vetëm në partneritet luajal dhe funksional të dyanshëm, marrëdhënia qeveri-biznes arrin të ketë rendimentin më të lartë dhe impaktin më pozitiv në çfarëdo sfere të ekonomisë dhe të jetës së qytetarëve të saj./MAPO/ma.me