• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ Ndryshon balanca në KQZ, PS merr shumicën, të enjten votimi

by Java News
30/10/2018 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot shqyrtimin e dy kandidaturave të propozuara nga Partia Socialiste, për të plotësuar vendet vakante në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.

Në seancën dëgjimore, ishin të pranishëm dy kandidatët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Përkatësisht, maxhoranca kërkon që të plotësojë vendet e Hysen Osmanit dhe të Vera Shtjefnit, të cilët janë në KQZ si propozim i Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes, Taulant Balla ka theksuar se kur është zgjedhur, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani në KQZ, kanë qenë propozim i shumicës dhe këto dy vende i takojnë shumicës aktuale që është PS

Me këtë konfigurim të ri, opozita në KQZ do të ketë vetëm dy përfaqësues, përkatësisht, Klement Zgurin, kreun e KQZ-së dhe Gëzim Veleshnjën e propozuar nga LSI-ja.

Ndërsa maxhoranca, do rimarrë shumicën në Komision, me nënkryetarin Denar Biba, anëtaren Edlira Jorgaqi dhe dy anëtarët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Ndërkohë që në vend i ri do ti lihet në dispozicion opozitës.

Balancat aktuale në KQZ janë, 4 anëtarët opozita dhe 3 anëtarë maxhoranca.

Balla tha se dy kandidaturat e PS i shkojnë seancës plenare për votim. “Në këtë mënyrë garantohet vijueshmëria e punës së KQZ”, tha Balla.

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve

Ulsi Manja: Këto dy kandidatura do të zëvendësojnë Vera Shtjefnin dhe Hysen Osmani që iu ka mbaruar mandati.

Taulant Balla: Kryetari i Kuvendit ka informuar të 4 kryetarët e grupeve parlamentare. PS si parti me numrin më të madh të vendeve të shumicës propozojmë zëvendësuesit e Shtjefnit dhe Osmanit të cilët mbanin një mandat si përfaqësues të shumicës në kohën që janë zgjidhje. Prita që përfaqësuesit e partive të tjera të sillnin kandidaturat. Kanë përfunduar të gjitha afatet. Do të kenë vendosur ndoshta të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre

Bledar Skenderi: Kam patur mandat plotësues. Një mandat i plotë do të më plotësonte si jurist. Mendojmë që edhe në zgjedhjet e ardhshme të rrisim standardet e procesit zgjedhor.

a.ç

Next Post
Edhe pula qorre e gjen një kokërr

Zbardhet mbledhja e PD, Basha: Do dalin skandale të tjera, vijojmë bojkotin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com