• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emrat/ Ndihmoi mafien malazeze në vrasjet e Korfuzit, “Arrest në burg” Abas Rabit

by Java News
04/03/2024 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dalë këtë të hënë para togave të zeza në Greqi, 44 vjecari nga Lazarati por me vendbanim zyrtar në Sarandë, Abas Rabi. Ai u arrestua në Athinë të Greqisë disa ditë më parë pas një operacioni ndërkombëtar të Interpolit në disa shtete, ku u arrestuan pjestarët e një prej klaneve kriminale të Malit të Zi, përgjegjëse për 4 vrasje në Athinë dhe Korfuz, pas përplasjeve me një tjetër klan krimin në kuadër të luftës për trafikun ndërkombëtar të kokainës. Rabi, një i shumëkërkuar për disa akuza në Shqipëri, doli nga përgjimet e “Sky EÇ” por dhe nga dëshmitë e tij, se kishte ndihmuar 4 vrasës për të ekzekutuar në Korfuz në 23 korrik 2020 shtetasit Alan Kozar, 43 vjec nga Tivari i Malit të Zi dhe Damir Hadzic, 47 vjec nga Uzhice e Serbisë.

Në lidhje me ngjarjet në Greqi, ai akuzohet se pas vrasjes së Igor Dedovic dhe Stevan Stamatovic në Athinë, sipas bisedave në “Sky EÇ”, armët dhe municionet e papërdorura i’u dorëzuan Abas Rabit, i cili i magazinoi për llogari të grupit kriminal me qëllim përdorimin e tyre në vrasjen e Alan Kozar. Rabi përdorte kodin “FN6820” në “SKY EÇ” dhe komunikonte me maqedonasin Jakup Aljija. Ky i fundit kishte marrë urdhër nga kreu i klanit famëkeq “Kavac”, Radoje Zvicer për transportin e armëve nga Athina në Korfuz. Aljija ja ka transmetuar këtë urdhër Rabit, i cili i ka dërguar forografi të armëve Alijas. Armët e fotografuara e të shkëmbyera në “SKY ECC” rezultojnë të njëjta me armët në fotot e zbuluara në komunikimet e grupit kriminal serbo-malazez, ku ishte përfshirë edhe Radoje Zvicer.

Në 14 korrik 2020, Abas Rabi ka shkuar në Igumenicë  dhe ka marrë një automjet tip “Volvo” ku ndodheshin armët dhe me atë ka udhëtuar më pas për në Korfuz. Kjo ndodhi pasi personat e paidentifikuar që kishin cuar armët në Igumenicë u trembën të udhëtonin me traget nga Igumenica në Korfuz.

Siç del nga bisedat, Abas Rabi nuk e njihte personin të cilit do t’i dorëzonte armët dhe për këtë më datë 14.07.2020 ka dërguar foto ku shihet edhe pika e dorëzimit të makinës me armët (jashtë kishës të Agios Konstantinos dhe Elenit në zonën Kanalia të Korfuzit), makinën e lartpërmendur “Volvo” si dhe rrobat që ai kishte veshur, për t’u perceptuar nga marrësi. Pas marrjes së armëve, Nebojsa Jankovic ka marrë përsipër mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre. Më datë 17.07.2020, Marko Stankovic i ka dërguar fotografi të dy automatikëve të tipit “Skorpion” dhe “Kallashnikov” Dragan Knezevic.

Vrasjen e Kozar dhe Hadzic e kryen Dusan Jovanovic, Filip Knezevic, Marko Stankovic dhe Milos Jevric. Pas vrasjes ata u larguan me skaf nga Korfuzi në Sivota. Me urdhër të Jakup Aljija, katër vrasësit u transferuan me automjet nga Sivota në Halkidiki nga Abas Rabi dhe një tjetër person i paidentifikuar.

Pas arrestimit të tij në kuadër të megaoperacionit, Rabi ka zbuluar me detaje për grupin hetimor veprimtarinë e tij. Në veçanti, ai deklaroi se me udhëzimet e Jakup Aljijas, ai ndërhyri për të gjetur një avokat për të përfaqësuar tre të arrestuarit (Petkovic, Brasnjovic, Lainovic) të arrestuar më parë në Glyfadha, pas një ngjarje në një lokal nate.

Gjithashtu, pas vrasjes së Stamatovic dhe Dedovic, (kryerja e së cilës ai nuk ishte në dijeni), me urdhër të njërit prej shtetasve Jakup Aljija dhe kosovarit Enis Thaqi, ai ka marrë  një automjet të markës “Volvo”, në të cilin ka vërejtur praninë e celularëve, një sistem gjeolokimi dhe një maskë e tipit “full face”, e cila ishte parkuar në zonën e Elefsinës. Pas disa kohësh ai ka shkuar me këtë makinë në ishullin e Korfuzit, pasi më parë ka hipur në anije nga porti i Igumenicës, ku ia ka dorëzuar një personi të panjohur për të. Pas disa ditësh me një porosi të re nga Aljija dhe Thaqi, ai ka marrë një makinë nga një person i panjohur në Athinë dhe më pas ka shkuar në Sivota. Prej aty ai mori 3-4 persona të cilët i çoi në zonën e Halkidikisë.

Dëshmia në gjyq

Para trupit gjykues ditën e sotme, Abas Rabi deklaroi se kishte transportuar një automjet nga Athina në Korfuz, pa e ditur se çfarë kishe brenda dhe as qëllimin pse po e transportonte. Ndërsa sa i përket celularit që përdorte, u shpreh se nuk ishte i vetmi që e kishte përdorur. Ai u shpreh se atë i’a kishte dhënë një i bashkëakuzuari i tij, aktualisht i burgosur jashtë shtetit, me qëllim që t’ia dorëzonte dikujt në Korfuz. Në përfundim të seancën ndaj tij u vendos masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Kush është Abas Rabi

Abas Rabi rezulton i kërkuar në Shqipëri për “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “organizimi i lotarive të palejuara”. Në vitin 2004 ai u identifikua si një nga personat që hapi zjarr ndaj forcave RENEA. Në maj 2007 ai u arrestua ai u arrestua nga policia e Delvinës në aksin “Krane-Ura e Gajdarit” pasi i’u gjet në makinë një armë automatike tip “Scorpions” e prodhimit maqedonas por u la i lirë nga Gjykata e Sarandës. Në vitin 2014 ai u përfshi sërish në ngjarjet e Lazaratit, pasi nga kontrolli i ushtruar më datën 23 qershor në kazinonë e marrë me qira nga Abas Rabi, janë gjetur një sasi lënde narkotike në formë boçe dhe çokollatë, një sasi fishekësh dhe disa makineri lojërash fati dhe sende te tjera te kundraligjshme.

Përplasja e grupeve malazeze

Në vitin 2010, organizata kriminale “Kotor Clan” dyshohet se është krijuar në Mal të Zi me aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, kryesisht kokainës, në nivel global. Pas një humbjeje prej 200 kg kokainë në Spanjë në vitin 2014, anëtarët e “Klanit të Kotorrit” u ndanë në “Kavac” dhe “Skaljari” (emrat vijnë nga dy fshatra të krahinës së Kotorrit). Këto dy grupe vepruan në mënyrë autonome, ndërkohë që në të njëjtën kohë u ndez një konflikt vdekjeprurës midis anëtarëve të tyre, duke rezultuar në rreth 60 vrasje deri më sot si në Mal të Zi dhe Serbi, ashtu edhe në pjesën tjetër të Evropës./m.j

Next Post
Akuzohet për krime lufte dhe dhunë seksuale gjatë vitit 1999, arrestohet një serb në Mitrovicë

Akuzohet për krime lufte dhe dhunë seksuale gjatë vitit 1999, arrestohet një serb në Mitrovicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In