• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emrat/ Mijëra euro e lekë të falsifikuara, prokuroria e Elbasanit çon për gjykim dosjen e 6 të arrestuarve: 50 euro shitej me 1800 lekë

by Java News
05/11/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë për 7 personat e arrestuar në Prill të vitit 2021 për falsifikim parash. ABC ka siguruar dosjen e Prokurorisë ku kërkohet nga 6 vite burg për të pandehurit, Klinton Boriçi, Jurgen Hoxhën, David Kullaun, Fiqiri Koçin, Nikolla Leshanakun. Secili prej tyre kërkohet që të vuaj një dënim prej 6 vitesh por nëse Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë ata do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, uljen e 1/3 të dënimit.

Ndërkohë për të pandehurin Andi Lamani është kërkuar 9 vite burg në total. 6 vite janë kërkuar për “falsifikimin e parave” ndërsa 3 vite të tjera për dhënien ndihmë të paligjshëm për kalimin e kufijve. Edhe Adi Lamani do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për sa i përket të pandehurit Mikel Mukja, 34 vjeç, banues në Elbasan, çështja është veçuar.

Në dosjen e siguruar nga ABC theksohet se Krimi Ekonomik në Elbasan ka marrë informacion se Andi Lamani dhe Klinton Boriçi qarkullonin para të falsifikuar. Policia ka mundur t’i sekuestrojë ndërsa u mësua se këto para në Elbasan janë sjellë nga Andi Lamani, banues në Fier. Këto para të falsifikuara sipas burimeve nga Prokuroria shiteshin me 1800 lekë të reja copa. Dyshohej se paratë ai i merrte nga Nikolla dhe Aleksandër Lleshanaku të cilët ishin edhe prodhuesit e këtyre parave.

Si ndodhi arrestimi

Operacioni u organizuar më 20 prill të 2021, ku 7 persona ranë në prangat e policisë së Elbasanit për shkak se akuzoheshin për falsifikim parash. NË atë kohë u arrestuan 7 persona pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar duke finalizuar operacionin e koduar “Ëorld Coins”. Të arrestuarit janë Andi Lamani, 29 vjeç, banues në Fier; Jurgen Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Tiranë; Fiqiri Koçi, 31 vjeç, banues në Kavajë; Kliton Boriçi, 26 vjeç, banues në Elbasan; David Kullau, 48 vjeç, banues në Elbasan dhe Mikel Mukja, 34 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë Nikolla Lleshanaku, banues në Elbasan.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj. Gjatë aksionit të arrestimit, policia e Elbasanit ka sekuestruar edhe 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku, etj./m.j
Next Post
E rreh gruan se ishte prishur krevati: Më kërkoi ta rregulloj në mes të natës

E rreh gruan se ishte prishur krevati: Më kërkoi ta rregulloj në mes të natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In