• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emrat/ Me kallashnikov dhe municione luftarake, arrestohen tre persona që po udhëtonin me taksi drejt Vlorës

by Ardit Rada
14/10/2020 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona me precedentë kriminalë janë arrestuar në Vlorë teksa ishin duke udhëtuar në një automjet taksi me një kallashnikov nga Llakatundi në qytet.

Në media bëhet e ditur se të arrestuar janë Klajdi Basha, i dënuar më parë në Itali për organizatë kriminale në fushën e prostitucionit, Klaudjo Misri i dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe Daniel Bako i dënuar për vjedhje në Shqipëri.

Në fakt armën e kishte Klajdi Basha teksa dy të tjerët u arrestuan për moskallëzim krimi edhe pse të tre udhëtonin në të njëjtën automjet të tipi taksi. Policia ndërkohë thotë se po punon për të zbardhur arsyet e vërteta të këtij veprimi nga tre personat e dyshuar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Kontrolle të shtuara në të gjitha qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Forcat e posaçme “Shqiponjat” kapin dhe vënë në pranga një shtetas që udhëtonte drejt Vlorës, me armë zjarri kallashnikov me vete.

Vihen në pranga dhe dy shtetas të tjerë që udhëtonin me të.

Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se tre shtetas po udhëtonin me një mjet taksi nga Llakatundi në drejtim të Vlorës dhe se njëri kishte armë zjarri me vete, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm u bë lokalizmi dhe bllokimi i mjetit me të cilin udhëtonin, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 43 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, të cilit gjatë kontrollit nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të këtyre veprimeve u bë arrestimi për “Moskallëzim krimi”, i shtetasve D. B., 34 vjeç dhe K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët udhëtonin së bashku me shtetasin që posedonte armën e zjarrit.

Këta shtetas janë me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, shfrytëzimit të prostitucionit dhe atë të vjedhjes. Ata kishin marrë një mjet taksi dhe ishin nisur në drejtim të qytetit të Vlorës.

Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/e.rr

Next Post
Shpallja e “Agimit të Artë” organizatë kriminale, Gjykata dënon kryetarin e partisë dhe eurodeputetin me 13 vite burg

Shpallja e "Agimit të Artë" organizatë kriminale, Gjykata dënon kryetarin e partisë dhe eurodeputetin me 13 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In