• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Marrëveshja me Italinë për emigrantët, 5 arsyet pse tre gjyqtarë të Kushtetueses votuan kundër protokollit

by Java News
19/02/2024 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre gjyqtarë të gjykatës kushtetuese, konkretisht  Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska kanë qenë të mendimit se Gjykata duhej ta kishte deklaruar Protokollin për Migracionin të papajtueshëm me Kushtetutën dhe të ndalonte ratifikimin e tij nga Kuvendi.

Sipas marrëveshjes të dyja zonat, me sipërfaqe, gjithsej, 77700 m2 – njëra zonë ndodhet në portin e Shëngjinit, ndërsa zona e dytë në Gjadër, Lezhë – u jepen në përdorim pa kundërshpërblim autoriteteve italiane për 5 vjet (neni 3), me mundësinë e përtëritjes me heshtje edhe për 5 vjet të tjera.

Po kështu pala shqiptare i jep të drejtën e palës italiane për të ndërtuar dhe menaxhuar strukturat e nevojshme në këto zona në përputhje me legjislacionin italian, pa pasur nevojë për leje ndërtimi ose formalitete të tjera të ngjashme të kërkuara nga legjislacioni shqiptar. Shpenzimet e bëra nga pala italiane për ndërtimin e strukturave përjashtohen nga taksat dhe detyrimet doganore.

Gjithashtu vëren dhe kufizim të veprimit të legjislacionit shqiptar dhe të juridiksionit të autoriteteve shqiptare në dy zonat ku do të zbatohet Protokolli për Migracionin, çka sjell kufizim të garancive kushtetuese dhe ndërkombëtare të të drejtave të refugjatëve në territorin shqiptar.

Ata rendisin 5 arsye

1 – Qeveria shqiptare i ka kaluar qeverisë italiane të drejtën e përdorimit të dy zonave territoriale, brenda të cilave autoritetet italiane autorizohen të ushtrojnë pushtet publik për çështjet që lidhen me migrantët, duke kufizuar/ndaluar njëkohësisht juridiksionin e autoriteteve shqiptare në këtë pjesë të territorit të vendit. Në vlerësimin tone, Protokolli për Migracionin është marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë me territorin

2- Kufizimi i veprimit të legjislacionit shqiptar dhe i juridiksionit të autoriteteve shqiptare në dy zonat ku do të zbatohet Protokolli për Migracionin, sjell kufizim të garancive kushtetuese dhe ndërkombëtare të të drejtave të refugjatëve në territorin shqiptar.  Për rrjedhojë, në ndryshim nga shumica, vlerësojmë se Protokolli për Migracionin është marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë edhe me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

3- Në kushtet kur Protokolli për Migracionin ka natyrë politike, vlerësojnë se plotfuqia e lëshuar nga Ministria për Punët e Jashtme pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri nuk është në përputhje me Kushtetutën, pasi në rastin konkret, autorizimi duhej të ishte dhënë nga Presidenti.

4- Traktati i Miqësisë nuk mund të shërbejë si bazë në drejtim të plotfuqive për negocimin dhe nënshkrimin e Protokollit për Migracionin, ndaj ai nuk mund të përdoret si argument i mjaftueshëm për kushtetutshmërinë e tij. Ai akt nuk ka parashikuar dhe nuk mund të parashikonte që pas 30 vjetësh flukset migratore të paligjshme nga vendet e treta të menaxhoheshin bazuar në atë traktat.

5- Zhvillimet e fundit migratore që po ndodhin në kufijtë e jashtëm të Evropës dëshmojnë se çështja e migrantëve ka marrë përmasa jetike, e cila u ka vendosur të gjitha shteteve barrën dhe presionin dhe ka shtuar vetëdijen e tyre për të gjetur forma dhe mjete për të përballuar vështirësitë. Çmojmë se në rastin konkret duhej gjetur balanca e duhur dhe mekanizmat më efikase për mbrojtjen e përshtatshme të tyre.

Ndërkohë gjyqtarja Elsa Toska ka pasur tjeter mendim ku argumenton se autorizimi për dhënien e plotfuqisë për negocimin dhe nënshkrimin e tij do të duhej të ishte lëshuar nga Presidenti i Republikës./m.j

Next Post
Vdekja e Navalny, paralajmëron Biden: Po shqyrtojmë saksione të reja ndaj Rusisë

Vdekja e Navalny, paralajmëron Biden: Po shqyrtojmë saksione të reja ndaj Rusisë

Comments 1

  1. Ypopup says:
    3 years ago

    Nuk ka nevoje per asnje lloje sqarimi, dihet qe keta gjyqtare jane perzgjedhur per ne GJK si militante te Likes e Doktorit. Per dy prej tyre vetem mbiemrat thone gjithshka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Petraj: Për veprat me dënim nën 5 vite, të mos jepet “arrest me burg”

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Petraj: Për veprat me dënim nën 5 vite, të mos jepet “arrest me burg”

October 4, 2026
Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

October 4, 2026
Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

October 4, 2026
Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

October 4, 2026
Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com