• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT/ Kush janë dy biznesmenët që kanë në pronësi kamionin me mbi 400 kg kokainë

by
17/05/2021 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesë e një skeme të transportimit të një sasie të madhe të kokainës që ka arritur në Kosovë përmes portit të Durrësit, është edhe një kamion në posedim të një kompaninë shqiptare, “MC Foods” ku aksionar janë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria.

Kamioni me sasinë mbi 400 kg është kapur në komunën e Lipjanit, si destinacion i fundit, aty ku ndodhet depoja e kompanisë “MC Foods”. Operacioni i gjerë është realizuar nga DEA amerikane, policia Italiane, ajo shqiptare dhe në fund Policia e Kosovës, e cila është duke e vazhduar aksionin.

Një sasi e konsiderueshme e kokainës është sekuestruar sot nga Policia e Kosovës, në një depo në Lipjan. Sasia e drogës që është transportuar përmes portit të Durrësit, raportohet të jetë 2.2 tonë që kap vlerën e mbi 6 miliardë eurove, por ende po peshohet.

Operacioni është kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku kontejneri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia. Kamioni i kuq me targa “01 263 OD” ka qenë duke bartur mish në mesin e të cilit është gjetur kokaina dhe destinacioni i fundit ka qenë Kosova. Ky kamion, që ka bartur drogën në Lipjan është aset i kompanisë “MC Foods”. Në këtë kamion janë kapur sasia mbi 400 kg.

Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit nga Kosova, Izet Sheqri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili nga Shqipëria, shkruan Gazeta Insajderi.

Këta dy biznesmen ishin bashkuar në nëntor të vitit të kaluar, duke krijuar kompaninë “MC FOODS”. Eshtë siguruar dokumentacionin e krijimit të këtij biznesi. Sipas këtij dokumenti, Izet Sheqiri bartë 60% të aksioneve të kompanisë, derisa Bledar Halilaj 40% të tyre, shkruan Insajderi.

Veprimtaria e këtij biznesi, sipas Agjencisë së Bizneseve OpenCorporates.al kryesisht tregtimi me shumice e pakice, import eksport te artikujve te ndryshme ushqimore e industriale, fruta perime, automjete, pjese kembimi, prodhim dhe tregtim materiale ndertimi, inerte etj.

Kompania “MC Foods”, figuron si biznes edhe në Agjencinë për regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.

Aksioni i Policisë së Kosovës, është duke vazhduar deri tash raportohet se është arrestuar një person në Lipjan.

Bledar Habili, nuk është person i panjohur në Shqipëri. Ai është i përfshirë edhe në skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare të Spilles.

Sic kishin raportuar mediat në Shqipëri, Habilaj nga përfituesit e një prone, në mesin e 36 hektarëve të tokës së shtetit e cila ishte pjesë e një skeme të falsifikimit të zyrtarëve dhe tjetërsimit nga bisnesmenë të njohur shqiptarë. Skandali ishte zbuluar para disa vitesh, ku policia e Shqipërisë kishte arrestuar disa persona të përfshirë në skandal. /Insajderi.org

 

/b.h

Next Post
KQZ kryqëzon të dhënat/ Votime më shumë se një herë? 57 raste të dyshimta në Berat dhe 74 në Gjirokastër

KQZ kryqëzon të dhënat/ Votime më shumë se një herë? 57 raste të dyshimta në Berat dhe 74 në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In