Në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës janë raportuar disa të shtëna me armë zjarri në Pejë, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.
Gazeta Express mëson se të vdekur kanë mbetur dy persona ku dy politikanë të PDK-së kanë mbetur të vrarë.
Raportohet se ka mbetur i vrarë Astrit Ademaj, kandidati për kryetar i Pejës, si edhe sh-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Sakaq,
I plagosur mbeti vëllai i Astrit Ademajt. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që vjen pak javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale
/b.h