• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emrat e njerëzve të Drejtësisë, që ndërkombëtarët i duan jashtë sistemit

by A R
29/08/2019 07:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, që pas zbarkimit në Tiranë, kanë identifikuar nëntë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët sipas tyre nuk duhet të shërbejnë në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndonëse ata janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut.

Nga nëntë rekomandime të ONM, tetë janë pranuar deri më tani nga Komisioneri Publik, i cili ka vënë në lëvizje Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke i kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve përkatës, shkruan Shqiptarja.com.

Ndërkaq, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sa i takon ankimimeve të Komisionerit Publik me rekomandimin e ONM, ka marrë deri më tani tre vendime. Në të tre rastet, Kolegji ka pranuar ankimimin e Komisionerit Publik dhe rekomandimin e ONM, duke shkarkuar përfundimisht subjektet. Konkretisht, Kolegji i Apelimit, me rekomandim të ONM dhe me kërkesë të Komisionerit, shkarkoi përfundimisht nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Deden, kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin dhe anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gentian Osmanin.

Por, ONM kërkon largimin nga drejtësia edhe të gjashtë prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë, të cilët janë: Drejtues i Prokurorisë Kavajë Artan Madani, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Kastriot Selita, prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme Adnand Kosova, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani, gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës Artur Malaj si dhe gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës Gentian Medja. Për të gjithë subjektet e lartpërmendura, me përjashtim të Artan Madanit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shprehet në javët dhe muajt në vijim nëse duhet të shkarkohet nga detyra apo të vijojnë të shërbejnë në drejtësi.

Gjithsesi, nga praktika e deritanishme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me përjashtim të rastit të Nertila Kosovës, ka pranuar të gjitha kërkesat e Komisionerit Publik për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra, pavarësisht me rekomandim apo pa rekomandim të ONM.

Rekomandimi i fundit i ekipit ndërkombëtar që monitorin zbatimin e ligjit të Vetingut, por që mund të kryejë hetimet të pavarura për veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, është për drejtuesin e Prokurorisë Kavajë Artan Madani. Ky i fundit u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datën 1 korrik 2019. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa. Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është kundër këtij vendimi. Sipas ONM, prokurori Artan Madani nuk e justifikon pasurinë me burime të ligjshme.

“Gjendja e përgjithshme financiare e subjektit tregon qartë se atij i mungojnë në një masë të madhe burimet financiare për të justifikuar pronat dhe shpenzimet e tij, gjë që çon në konfuzionin se ai nuk ka bërë një deklarim të saktë. Asgjë e rëndësishme nuk është sjellë si provë nga subjekti pas konkluzionit të hetimit. Nuk është korrekte që të konsiderohen si burime të ligjshme të ardhurash dhurimi i padeklaruar dhe i paprovuar i 300 mijë lekëve, që sipas tij ia ka dhuruar vëllai. Po kështu, nuk është e logjikshme të pranohet që shpenzimet e jetesës së tij rezultojnë zero në periudhën 1992-1994 dhe shumë të ulëta në periudhën 1997-2003. Sa më sipër, rekomandojmë apelimin kundër vendimit të KPK të datës 01.07.2019 ndaj drejtuesit të Prokurorisë Kavajë Artan Madani”, thuhet në rekomandim.

Subjektet që duhet të përjashtohen nga drejtësia sipas ONM

Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë, ende nuk është ankimuar nga Komisioneri Publik

Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA

Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA

Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA

Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA

Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA

Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA

Subjektet e ankimuara nga Komisioneri Publik, pa rekomandim të ONM, në Kolegjin e Apelimit

Manjola Kajana, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Dritan Peka, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Besnik Muçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Apelimit

Antoneta Sevdari, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, anëtare e KLP, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit

Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit

Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit

Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit.

/a.r

Next Post
SHBA, stuhia “Dorian” shndërrohet në uragan

SHBA, stuhia "Dorian" shndërrohet në uragan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In