TIRANE-Komisioni i Ligjeve ka aprovuar listën me 9 kandidatët që do u dërgohen Kuvendit për votim, nga të cilët 5 prej tyre do zgjidhen anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës të reformës në drejtësi.
Sipas Komisionit të Ligjeve 9 anëtarët përmbushin kriteret formale, ndërsa do jetë Kuvendi ai që do përzgjedhë në seancën e nesërme vetëm 5 prej tyre.
Lista prej nëntë kandidatëve përbëhet nga figura që vijnë nga fusha e avokatisë si dhe nga bota akademike. Komisioni i Ligjeve duhet t’i dërgonte Kuvendit një listë me jo më pak se shtatë kandidatë sipas procedurës.
Emrat e kandidatëve që i kalojnë Kuvendit:
Artan Spahiu
Gëzim Allaraj
Ilir Kadiu
Irna Milo
Lindita Rusmajli
Sajmir Sheri
Sajmir Vishaj
Andi Murataj
Suzana Pasha
a.ç