• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ Djegia e mandateve, kandidatët që zëvendësojnë deputetët e PD-LSI

by Java News
19/02/2019 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vendosën dje të nisin procedurat për djegien e mandateve në Parlament, në kuadër të përshkallëzimit dhe ekstremizimit të aksionit politik, me qëllim shtimin e presionit ndaj mazhorancës për të pranuar krijimin e një qeverie kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme. Nëse opozita do të finalizojë këtë lëvizje politike, mandatet e deputetëve të saj u kalojnë automatikisht kandidatëve vijues të listave përkatëse të PD-LSI, të cilët nuk u shpallën fitues në zgjedhjet parlamentare të 2017. Sipas ligjit zgjedhor, nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës. Në rast se Partia Politike e tërheqë të gjithë listën, mandatet u kalojnë kandidatëve të partive të tjera politike.

Në Qarkun e Tiranës, Partia Demokratike ka marrë 11 deputetë, përfshirë edhe dy mandatet e kreut të LZHK Dashamir Shehi dhe kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Nëse 11 deputetët heqin dorë nga mandati, Shqiptarja.com ka identifikuar 11 figurat e PD, të cilat sipas Kodit Zgjedhor kanë të drejtë të marrin mandatin e deputetit.

Në Qarkun e Tiranës kanë të drejtë të marrin mandatin e deputetit Gerti Bogdani, Fuad Haxhiymeri, Blendi Sulaj, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti, Besnik Fucia Shkëlqim Hoxha, Mirela Dragoni, Barbara Soda dhe Enkelejda Sallaku. Më konkretisht, mandatin e Lulzim Bashës ka të drejtë ta marrë Gerti Bogdani, ndërsa mandatin e Sali Berishës ka të drejtë ta marrë Besnik Fucia. Në Qarkun e Durrësit, sipas Kodit Zgjedhor, u lind e drejta për të marrë mandatin e deputetit Vullnet Topallit, Enri Çenon, Shkëlqim Fortuzit, Dejana Burgijas dhe Everest Varakut. Pesë kandidatët mund të zënë vendet e Oerd Bylykbashit, Fatbardha Kadiut, Edi Palokës, Florjon Mimës dhe Agron Dukës. Në Qarkun e Dibrës, vendin e Dhurata Çupit dhe Xhemal Gjunkshit e zënë Edmond Isaku dhe Agron Qoku.

Në Qarkun e Elbasanit, në vend të Endri Hasës, Edmond Spahos dhe Luçiano Boçit mund të ulen në Kuvend Taulant Zeneli, Arben Elezi, Fitim Zekthi ose Nada Tapija, për shkak të kuotës gjinore që parashikon Kodi Zgjedhor. Në Qarkun e Fierit, mandatet e Enkelejd Alibeajt, Genc Pollos, Myslym Murrizit dhe Luan Bacit, i marrin Olsi Cukaj, Luljeta Sejko, Dilaver Kamberaj dhe Jakup Beqiri. Në Gjirokastër, mandatin e Tritan Shehut e merr Roland Bejko.

Qarqet e tjera

Në Korçë, mandatet e Valentina Dukës, Ervin Salianjit, Hekuran Hoxhallit dhe Klevis Balliut i marrin Andrea Mano, Ligoraq Karamelo, Fatmir Guda, Kristiano Kocibelli ose Soela Myrtollari për shkak të kuotës gjinore. Në Kukës, mandatet e Flamur Nokës dhe Isuf Çelës i marrin Alban Zeneli dhe Miftar Dauti. Në Lezhë mandatet e Aldo Bumçit, Lindita Metaliajt dhe Andon Frrokaj u takojnë Martin Bibës, Luigj Gjergjit dhe Enkelejda Ricës.

Në Shkodër, mandatet e Romeo Gurakuqit, Izmira Ulqinakut, Lorenc Lukës, Bardh Spahisë dhe Nard Ndokës kanë të drejtë t’i marrin Gjokë Uldedaj, Prelë Gjoni, Isuf Meta dhe Benardeta Syku. Në Vlorë, mandatet e Agron Shehajt, Nadire Meçorapaj dhe Vangjel Dules, kanë të drejtë t’i marrin Arben Ristani, Dashamir Tahiri, Adriatik Alimadhi ose Matilda Qurku për shkak të kuotës gjinore.

Kandidatët që marrin mandatet e deputetëve të LSI

Mandatet e Klajda Gjoshës, Kejdi Mehmetajt, Floida Kërpaçit, Endrit Braimllarit dhe Luan Ramës në Tiranë kanë të drejtë t’i marrin Klevi Pojana, Ardit Çela, Eriona Bixha, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi. Në Berat, mandatet e Nasip Naços dhe Silva Cakës mund t’i marrin Llambriola Misto dhe Taulant Vrapi. Në Qarkun e Dibrës, mandatin e Përparim Spahiut ka të drejtë ta marrë Aurora Mara. Në Durrës, mandatet e Leter Kokës dhe Nora Malajt mund t’i marrin Flamur Gjuzi, Arb Shtylla ose Ferdoza Izvira për shkak të kuotës gjinore. Në Elbasan, në vend të Monika Kryemadhit dhe Edmond Haxhinastos kanë të drejtë të ulen në Kuvend Enver Roshi, Zenun Bullari ose Suzana Topi për shkak të kuotës gjinore. Në Fier, mandatin e Petrit Vasilit ka të drejtë ta marrë Erisa Xhixho, ndërsa në Gjirokastër vendin e Vangjel Tavos e zë Ediola Braha.

Mandatet

Nëse PD-LSI do të finalizojë këtë lëvizje politike, mandatet e deputetëve u kalojnë kandidatëve vijues të listave përkatëse të PD-LSI, të cilët nuk u shpallën fitues në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Zëvendësimi

Mandatin e Lulzim Bashës ka të drejtë ta marrë Gerti Bogdani, ndërsa mandatin e Sali Berishës ka të drejtë ta marrë Besnik Fucia. Ndërsa mandatin e Monika Kryemadhit ka të drejtë ta marrë Enver Roshi.

Kandidatët e LSI që fitojnë mandatin e deputetëve sipas qarqeve

  1. Tiranë: Klevi Pojana, Ardit Çela, Eriona Bixha, Ylli Shehu, Edmond Rrushi
  2. Berat: Llambriola Misto, Taulant Vrapi
  3. Dibër: Aurora Mara
  4. Durrës: Flamur Gjuzi, Arb Shtylla ose Ferdoza Izvira
  5. Elbasan: Enver Roshi Zenun Bullari ose Suzana Topi
  6. Fier: Erisa Xhixho
  7. Gjirokastër: Ediola Braha
  8. Korçë: Brunilda Paskali, Gentian Çala
  9. Lezhë: Elda Hoti
  10. Shkodër: Dritan Ylli
  11. Vlorë: Sokol Dervishaj

 

Kandidatët e PD që fitojnë mandatin e deputetëve sipas Qarqeve

Tiranë

Gerti Bogdani

Fuad Haxhiymeri

Blendi Sulaj

Flamur Hoxha

Fatbardh Plaku

Dorjan Teliti

Besnik Fucia

Shkëlqim Hoxha

Mirela Dragoni

Barbara Soda

Enkelejda Sallaku

Durrës

Vullnet Topalli

Enri Çeno

Shkëlqim Fortuzi

Dejana Burgija

Everest Varaku

Dibër

Edmond Isaku

Agron Qoku

Elbasan

Taulant Zeneli

Arben Elezi

Fitim Zekthi ose Nada Tapija

Fier

Olsi Cukaj

Luljeta Sejko

Dilaver Kamberaj

Jakup Beqiri

Gjirokastër

Roland Bejko

Korçë

Andrea Mano

Ligoraq Karamelo

Fatmir Guda

Kristiano Kocibelli ose Soela Myrtollari

Kukës

Alban Zeneli

Miftar Dauti.

Lezhë

Martin Biba

Luigj Gjergji

Enkelejda Rica

Shkodër

Gjokë Uldedaj

Prelë Gjoni

Isuf Meta

Benardeta Syku

Vlorë

Arben Ristani

Dashamir Tahiri

Adriatik Alimadhi ose Matilda Qurku/raport.tv

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Edhe bukuroshet dështojnë të gjejë të dashur

FOTOT/ Edhe bukuroshet dështojnë të gjejë të dashur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In