• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT/ Dënohen tre shqiptarët në Angli! Ndërtuan shtëpi bari, vlera e kanabisit rreth 700 mijë paund

by
01/11/2022 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar për kultivim kanabisi në Angli. 22-vjeçari Anjelos Selamaj, 29-vjeçari Alban Topi dhe 29-vjeçari Engjell Osmanaj kishin ndërtuar një fabrikë kanabisi në godinën ku nodhej një bankë që nuk funskiononte më në Natëest në Bodmin ‘s Fore Street.

Bimët që u gjetën aty kapnin në treg vlerën e më shumë se gjysmë milionë paundësh. Tre të rinjtë u shpallën fajtorë nga gjykata e Truro Crown. Osmanaj u dënua me 40 muaj heqje lirie, Selamaj 20 muaj, ndërsa Topi 16 muaj.

Gjatë aksionit në janar të këtij viti, policia theu dyert e blinduara për të hyrë në ndërtesën katër katëshe ku ishin mbjellë bimët e kanabisit, ndërsa autorët u kapën gjatë përpjekjeve për t’u arratisur.

Godina me mekanizma që kishin potencial të lartë prodhimi, u cilësua rrezik për shëndetin në zonë. Brenda saj u gjetën mbi 850 bimë, me vlerë 731 mijë stërlina.

Në makinën e Osmanajt u gjetën mjete që përdoreshin për rritjen e lëndëve narkotike. Topi dhe Selemaj kujdeseshin për bimët, ndërsa Osmanaj kishte rol më kryesor në këtë biznes të jashtëligjshëm, sipas gjykatësit. Avokati i këtij të fundit, tha në seancë dhe Osmanaj nuk ka asnjë precedent penal në Shqipëri dhe këtë punë e bënte vetëm për t’i dërguar para prindërve dhe motrës së tij në atdhe.

Ndërsa avokati i dy të rinjve të tjerë është shprehur se ata “erdhën në Angli për një jetë më të mirë dhe përfunduan në burg. Topi konsiderohet si viktimë e skllavërisë moderne dhe të dy e kanë përdorur kohën e tyre në burg për të përmirësuar veten. Ata kanë punuar në mjedisin e burgut dhe kanë mësuar anglisht. Selamaj ka treguar se dëshiron të kthehet në Shqipëri kur të lirohet”.

Burimi: CornwallLive

/e.d

Next Post
Putin akuzon Perëndimin: Janë gati të nxisin revolucion e gjakderdhje në çdo shtet

Dokumentet sekrete të Kremlinit: Putin vuan nga parkinsoni dhe kanceri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com