• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Ceremonia e rivarrimit të 5 dëshmorëve të atdheut, Balla: T’i konsolidojmë rezultatet

by Java News
03/05/2024 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit duhet të forcojë përpjekjet e të rrisë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin e publikut. Ky ishte apeli i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, në ceremoninë e rivarrimit të 5 Dëshmorëve të Atdheut, ish-punonjës të Policisë të rënë në detyrë vite më parë.

“Jemi në vitin mbarëkombëtar të 80-Vjetorit të Çlirimit, ku Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, organizojnë këtë ceremoni rivarrimi në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku kanë rënë heorikisht në krye të detyrës e janë sot në altarin e kombit, duke përmbushur njëherësh, një detyrim ligjor që ishte harruar për të prehur në Varrezat e Dëshmorëve, këta heronj. I kemi bashkuar në një ditë, 5 Dëshmorët e Atdheut, pasi edhe procedurat për rrivarrimin kanë qenë më specifike dhe sot jemi këtu në 26-vjetorin e rënies në detyrë të Lulzim Sadikajt, ndërsa nesër 11-vjetori i përkujtimit të dëshmorit Selman Lena dhe po ashtu edhe ditët në vijim edhe të dëshmorëve të rënë në detyrë të Zylfi Sulmataj, Qazim Duka dhe Edmont Çuka. Pasnesër përkujtojmë të gjithë Dëshmorët e Atdheut”, nënvizoi ministri Balla.

Ai shtoi se Policia e Shtetit është organizata që gjatë këtyre 33 viteve e ka paguar me shtrenjtë vendosjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Humbja e dëshmorëve nuk është shkaktuar nga pushtues të huaj dhe kjo na bën të gjithëve të reflektojmë, shoqërinë të reflektojë, për domosdoshmërinë e përkujtimit të veprës së tyre. Reflektimi nuk duhet të vijë vetëm nga shteti, por mbi të gjitha nga shoqëria dhe asnjë shtet nuk krijohet, zhvillohet dhe forcohet, pa dëshmorët e vet”, u shpreh kreu i Ministrisë së Brendshme.

Balla foli gjithashtu për nevojën për rritje të mbështetjes për familjet e të rënëve, të cilët kanë nevojë për strehim, punësim, përkujdesje shtetërore për fëmijët e të rënëve.

“Duhet të punojmë më fort që këto gjëra të mos përsëriten më, të mos kemi më të rënë në krye të detyrës për gabimet tona, apo strukturave të tjera, e bëj këtë apel në emër të sakrificave që këto vajza e djem, burra e gra, punonjësit e Policisë së Shtetit  bëjnë çdo ditë në emër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në vend”, theksoi ministri.

“Më vjen mirë të konstatoj që sondazhet publike, tregojnë një rritje të vazhdueshme të mbështetjes ndaj Policisë së Shtetit dhe ndaj gjitha masave apo operacioneve që ka ndërmarrë Policia e Shtetit. Më vjen mirë po ashtu të ndaj edhe rezultatet me publikun, i cili mbetet një partner i besueshëm i qytetarëve, por edhe agjencive ligjzbatuese. Në vitin 2023 ne shënuam së bashku rezultate tepër të mira, por gjatë këtij viti duhet të vazhdojmë t’i konsolidojmë këto rezultate, sepse vetëm kështu ata që na shohin nga lart, Dëshmorët e Atdheut të ndihen krenarë për punën që po bëjmë në emër të tyre”, e mbylli fjalën e tij, ministri Balla./m.j

Next Post
Ofendoi Romeon, plas sherri mes Heidit dhe Gracianos: Më plasi mua që më ke…!

Ofendoi Romeon, plas sherri mes Heidit dhe Gracianos: Më plasi mua që më ke...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com