Presidenti i Republikës Bajram Begaj sot në 12 mars dekretoi dy ambasadorë shqiptarë, përkatësisht në Katar dhe në NATO.
Kështu, në Katar u emërua ambasadore e vendit tonë Jeta Kreka.
Ndërsa, ambasador i Shqipërisë në NATO është emëruar Bardhyl Kollçaku.
Njoftim për media
Tiranë, më 12 mars 2026
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident.











