• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Autoritetet shqiptare u ndalojnë hyrjen dy serbëve me pikëpamje pro ruse: Propagandë kundër Kosovës

by Java News
10/09/2022 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se u ka ndaluar hyrjen në në pikën kufitare të Jarinjës dy shtetasve serbë, Dimitrije Markoviç dhe Nenad Jeremiç.

Raportohet se dy serbët me pikëpamje pro-ruse zhvillojnë aktivitet kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë në Serbi është raportuar se sot “të shtunën  “humanitarëve nga Bajina-Bashta dhe Beogradi iu ndalua hyrja në Kosovë pa ju dhënë shpjegim”.

“Në muajin korrik të këtij viti, Bashkimi Evropian kishte tërhequr vëmendjen për rritjen e rrezikut nga grupet e ekstremit të djathtë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.

Njëri nga të ndaluarit, në vazhdimësi ka qenë shoqërues dhe anëtar i organizatës së ekstremit të djathtë ‘Fronti i Solidaritetit Evropian për Kosovën – ESFK’ gjatë vizitave të tyre në Kosovë, në përbërje të shtetasve çekë, gjerman, etj.

Kjo organizatë promovon ndjenjat anti-perëndimore, ndërsa mbështetë lidhjet e ngushta me Rusinë. ESFK u klasifikua në mesin e lëvizjeve ekstremiste të krahut të djathtë në ‘Raportin mbi ekstremizmin në territorin e Republikës Çeke’, të publikuar në vitin 2013 nga Ministria e Brendshme e Republikës Çeke”, ka thënë Qeveria në njoftimin për ndalimin e hyrjes Markoviçit dhe Jeremiçit.

Po ashtu bëhet e ditur se në vitin 2019, tetë anëtarë të organizatës së tyre ishin ndaluar në Kosovë, për planifikimin e ngritjes së një droni mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Next Post
Çudi shqiptare/ Mungojnë punëtorët, rriten pagat: S’pranojnë të punojnë lavazhierë, as për “900 mijë dhe siguracione”

Çudi shqiptare/ Mungojnë punëtorët, rriten pagat: S'pranojnë të punojnë lavazhierë, as për “900 mijë dhe siguracione”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com