• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT / Atentati në “Don Bosko”, gjashtë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën

by A R
13/03/2023 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati i mbrëmjes së djeshme në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ka tronditur mbarë vendin.

Viktimë e atentatit ka mbetur banakjerja 60-vjeçare Mimoza Paja, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeç, si dhe u dëmtua e mitura 10-vjeçare.

Disa orë pas atentatit, gjendja e të plagosurve fatmirësisht paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se e mitura 10-vjeçare e cila është dëmtuar si pasojë e xhamve të thyer nga sulmi me armë, paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Midis tyre është edhe një e mitur 10-vjeçare, e cila është plagosur, sipas informacioneve nga spitali, ajo ka mbetur e dëmtuar si pasojë e xhamave të thyer. Fatmirësisht të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.”

Sipas informacioneve paraprake, disa prej të plagosurve kanë përshkruar mekanizimin e ngjarjes, por mohojnë që të kenë dijeni mbi autorët e atentatit.

Në lidhje direkte për Klan News, gazetari Besar Bajraktaraj ka dhënë më shumë detaje për dinamikën e krimit, teksa raporton se referuar hetimeve, autorët dyshohet të kenë qëlluar nga ambientet jashtë lokalit.

“Ndodhem në vendin e ngjarjes. Lëndime mori edhe një vajzë 10-vjeçare. Vendi i krimit vijon të jetë i rrethuar me perimetrin e sigurisë. Policia është duke mbledhur provat materiale. Grupi hetimor ende nuk e ka përfunduar punën në ambientin e lokalit. Janë duke u kryer veprime hetimore edhe gjatë ditës së sotme.  Nga ana e grupit hetimor është ndërtuar edhe një dinamikë paraprake rreth rrethaneve të ngjarjes. Autorët dyshohet se kanë ardhur nga ky vend që po raportojmë. Në vendin e ngjarjes, autorët janë larguar përmes rrugicave, dyshohet se destinacioni tjetër të ketë qenë Durrësi. Në vendin e ngjarjes, janë konstatuar edhe motorë për të cilat u dyshua në fillim se ishin përdorur nga autorët, por verifikimet rezultuan se ishte makinë mjeti që përdorën autorët.”

Mëngjesin e sotëm, një makinë tip BMW është gjetur e djegur në zonën e Bubqit. Ky mjet dyshohet të jetë përdorur në atentatin e “Don Boskos” mbrëmjen e së dielës. Brenda mjetit të djegur dyshohet të jenët konstatuar edhe 2 armë zjarri kallashnikov.

/a.r

Next Post
Masakra me 1 të vdekur e 5 të plagosur në lokalin në Don Bosko, gjendet e djegur në Ishëm makina e autorëve

Atentati në Don Bosko/ Në lokalin e Fatjon Muratiti gjendjen 15 gëzhoja kallashnikovi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In