• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Artistët shqiptarë që humbën jetën në vitin 2022

by Java News
27/12/2022 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë vit u ndanë nga jeta shumë artistë të mëdhenj që kanë kontribuar në artin shqiptar dhe që do mbeten gjithnjë në kujtimet tona.

ARBEN SHAKA: Më 25 janar 2022 ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare Arben Shaka, aktori i njohur i humorit. Prirjet e tij ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore, duke bërë bashkë filmin dhe cirkun.

Ai ka kaluar plot 33 vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë. Ndër filmat ku luajtur “Cirku në fshat”, “Perse bie kjo daulle”, “Odiseja e tifozëve”. Arben Shaka e filloi karrierën artistike në vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” dhe në moshën 17-vjeçare nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.

PANAJOT NAÇI: Më 30 janar 2022 ndërroi jetë në një aksident i rëndë aktori shqiptar Panajot Naçi. Aksidenti fatal i ndodhur në Athinë. I riu ka qenë duke lëvizur me një motor kur është përplasur me një makinë të grumbullimit të mbetjeve, në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou. Përplasja ka qenë fatale dhe mësohet se Naçi ka ndërruar jetë në vend.

Panajot Naçi ishte ndër aktorët më të njohur në shumë seriale televizive dhe rolesh në teatër, nga më të suksesshmit në Greqi. Jo vetëm për familjarët e rrethin shoqëror e miqësor, por humbje e madhe është edhe për artin shqiptar. Panajot Naçi asnjëherë nuk e mohoi origjinën e tij, vendit ku u lind dhe u rrit. Ai rridhte nga një familje me tradita nga Himara, bir i një të dënuari politik në burgjet e diktaturës gjatë regjimit komunist.

ENEA ZHEGU: Më 31 maj 2022, ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare aktori i njohur Enea Zhegu, i cili u bë i famshëm me personazhin e tij “Tomka”, në filmin “Tomka dhe shokët e tij”. Zhegu ka luajtur edhe filma si “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj. Ishte viti 1978, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi Enea Zhegun për filmin “Lulëkuqet mbi mur”.

Një vit më pas, Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me top” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë.

PANDI SIKU: Më 16 gusht 2022, ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, aktori i njohur Pandi Siku. Mësohet se Siku prej një viti vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai jetonte në SHBA, në shtetin e Illinois. Pandi Siku ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar.

Lindur me 28 Korrik 1949 në Tirane ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe më pas në vitin 1973 ai iu bashkua trupës së Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role të dyta. Aktiviteti i tij do të shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e bën ne dramën “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.

Më pas mund të përmendim edhe shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin në “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit të fundit”; Arjani në “Jeta e tjetrit”; Shpendi në “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema në “Komunistët” (1981), Merkusi në “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini në “Dy zotërinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-të; Lucencio në “Zbutja e kryeneçes”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinën” ; Rexhepi në “Besa”; Pjestar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi në “Absurditeti antik” etj.

ENVER HYSENI: Më 29 tetor ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare aktori i teatrit “Migjeni” në Shkodër, Enver Hyseni.  Prej vitit 1975, Hyseni numëron role të shumta në teatër, por nuk kanë munguar as rolet e tij në filma.

ALBERT JANKU: Më 18 dhjetor 2022 vdiq në moshën 83-vjeçare një prej figurave më të spikatura të baletit, “Artisti i Merituar” Albert Janku. Ai ishte një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Janku e nisi karrierën në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me radhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetra role. Spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”.

Gjithashtu, Janku ka qenë interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin “Francesca da Rimini”, baletin “Lola”, “Fadeda”, “Zhurale”, “Laurencia”, “Don Kishot: etj. Albert Janku ka marrë pjesë edhe në një seri numrash koncertalë të dhëna në TKOB dhe jashtë kufijve të vendit me trupën e baletit dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka spikatur talenti i tij duke marrë vlerësime nga kritika e publiku.

Ai është nderuar me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në moshë të thyer nuk u shkëput nga ky teatër, duke ndjekur me vëmendje çdo shfaqje që është vënë në skenë. Nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent në mjaft balete, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish./m.j    

Next Post
Plas sherri në Tiranë/ I riu plagos me thikë një 42-vjeçar, detajet

Plas sherri në Tiranë/ I riu plagos me thikë një 42-vjeçar, detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lojëra fati në lokalin në Tiranë, në pranga pronari dhe kamarieri

Lojëra fati në lokalin në Tiranë, në pranga pronari dhe kamarieri

April 25, 2026
Sterilizimi/ Gjykata i ndryshoi akuzën, avokatët e Beqajt: Do kërkojmë pushimin e çështjes

Sterilizimi/ Gjykata i ndryshoi akuzën, avokatët e Beqajt: Do kërkojmë pushimin e çështjes

April 25, 2026
EMRAT/ Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit

EMRAT/ Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit

April 25, 2026
Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën e “bashkimit” ekonomik, modeli i BE-së nuk krahasohet me kooperativat e komunizmit

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën e “bashkimit” ekonomik, modeli i BE-së nuk krahasohet me kooperativat e komunizmit

April 25, 2026
Fermeri ndan lajmin me Ramën: Dibra së shpejti me kooperativë për qershitë

Fermeri ndan lajmin me Ramën: Dibra së shpejti me kooperativë për qershitë

April 25, 2026
U largua nga banesa tre ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

U largua nga banesa tre ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

April 25, 2026
BBC zbulon rrjetin e apartamenteve të Jeffrey Epstein në Londër: I strehonte viktimat e abuzimit aty

BBC zbulon rrjetin e apartamenteve të Jeffrey Epstein në Londër: I strehonte viktimat e abuzimit aty

April 25, 2026
Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

April 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Euro-pa që duam!

April 25, 2026
Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In