• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT/ Arrestohen 5 persona për kultivim kanabisi, në hetim administratorë dhe specialistë pyjesh

by
27/05/2021 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditen dy grupe që kultivonin lëndë narkotike në zonën e Mirditës dhe Lezhës. Policia bën me dije se janë arrestuar 5 persona si dhe kanë nisur hetimet për pesë të tjerë. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis.

Në Mirditë janë arrestuar Astrit Lepuri, 39 vjeç, banues në Kurbin dhe Elidon Voffi, 26 vjeç, banues në Lezhë ndërsa janë vënë nën hetim Nikoll  Kola, me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Shkurt Marku, me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.

Ndërkohë në Lezhë, policia ka bërë të mundur arrestimin e Nikolin Krepi, 32 vjeç, Arjon Marku, 31 vjeç dhe Gjon Krepi, 38 vjeç, banues në Lezhë ndërsa ka nisur hetimet për Pashk Lleshi,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gjovalin Laska,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, Bardhok Ndreca me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

“Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohen penalisht dhe 5 të tjerë. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Kurbin dhe E. V., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.

Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi N. K., me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Sh. M., me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. K., 32 vjeç, A. M., 31 vjeç dhe Gj. K., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.

Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit: P.Ll.,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gj.L.,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, B.N.,me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.

/b.h

Next Post
“Beteja jonë në mandatin e 3-të të çlirojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit”/ Balla: Në shtator të punojmë bashkë për reformën zgjedhore

"Beteja jonë në mandatin e 3-të të çlirojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit"/ Balla: Në shtator të punojmë bashkë për reformën zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In