• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Anëtari i kryesisë: Ja kush janë kandidatët e PD në Gjirokastër dhe Tepelenë, për zgjedhjet e 14 majit

by Java News
13/03/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roland Bejko tregon emrat e propozuar për kandidatë të Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe Tepelenë, për zgjedhjet e 14 majit.

“Partia Demokratike vazhdon pregatitjet për zgjedhjet edhe në Qarkun e Gjirokastrës.

Në cilësinë e anëtarit të kryesisë së PDSH, së bashku me Prof. Myzafer Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar, ish kandidat për deputet, ishim të dielën mes demokratëve të Tepelenës e Gjirokastrës ku u zhvilluan takime (me dy-tre vetë siç duket dhe në foto) me kryesitë dhe anëtarët e PD-së në këto bashki.

Qëllimi i takimit kish të bënte me konfirmimin e propozimeve për kandidatët për kryetarë bashkie, të propozuar qysh në primaret e 2020-ës, si dhe u bënë propozime të reja.

Në Tepelenë, kandidat për kryetar bashkie u propozua njëzëri Ing. Sokol Guga.

Ndërsa, për bashkinë Gjirokastër u propozuan Shemsho Lamaj, veteriner, biznesmen, Matilda Koça, arsimtare dhe Çlirim Rabaj, avokat.

Në vazhdim do proçedohet me përcaktimin përfundimtar të kandidatit për kryetar bashkie, dhe listën e këshilltarëve sipas kodit zgjedhor.

Nga takimi u bë thirrje kandidatëve të pjesës tjetër të PD, të foltores, që të marrin në konsideratë ftesën e PD-së për tu bërë së bashku në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për këtë qëllim u mandatua edhe një përfaqësi prej pesë anëtarësh të kryesisë që të bisedojnë  me palën tjetër për gjetjen e një dakordësie për të dalë definitivisht me një kandidat të vetëm.

Kush do realisht fitoren, nuk besojmë se do guxojë me fudullëk të na shesë dëngla shumice në të gjitha bashkitë e qarkut Gjirokastër, pasi statistikat e zgjedhjeve të më parshme janë një shpullë e fortë për këdo delirant lokal a qendror që beson se një PD e ndarë, do ketë mundësi të fitojnë ndonjë bashki në këtë zonë.

Jemi në pritje të një reagimi serioz e gjithëpërfshirës. Ndryshe, arroganca do marrë mbrapsht koston që i takon, sepse PD do presë një reagim nga pala tjetër deri më dt 20 mars, më tej, do shpallë gjithë kandidatët e vet në bashkitë e këtij qarku si për kryetarë, ashtu dhe për këshilltarë bashkie”, shkruan ai./m.j

Next Post

Çfarë fshihet pas mungesës së vendimit për të refuzuar Berishën si kryetar i PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In