• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksidenti në Lezhë, shoferi francez ndërron jetë në spital, prangoset 23-vjeçari shqiptar

by A R
15/03/2024 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë shtetasi francez që u plagos mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Laç.

Mësohet viktima është Alain Peron, 65 vjeç.

Në aksident u përfshinë dy automjete. Policia e Lezhës njoftoi më herët se në kryqëzimin e Spitenit një shtetas francez nën drejtimin e mjetit ishte aksidentuar me një mjet tjetër me drejtues shtetasin shqiptar Samuel Çela 23 vjeç, i cili u arrestua sot nga policia e Lezhës.

Arrestimi i 23 vjeçarit  u bë pasi dyshohet se mbrëmë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Njoftimi Policisë

Lezhë/ Aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin:

S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasi francez është dërguar në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
Sulmet e Berishës, reagon kreu i SPAK: Jam imun ndaj retorikës politike e mediatike

"Krimi i organizuar i ka kërcënuar familjen", për cilin Prokuror foli sot Altin Dumani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com