• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT / 6 deputetë të LSI, kundër djegies së mandateve: Duhet të përfaqësojmë zgjedhësit!

by Java News
18/02/2019 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi i kreut të PD Lulzim Basha për djegien e mandateve të opozitës, duket se ka hasur në pengesën e parë.

Nëse Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është shprehur njëzëri për të lënë mandatet, një pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ndër mend ta hedhë këtë hap.

Burime të sigurta të Gazetës Shqip online, bëjnë me dije se 6 deputetë të LSI janë kundër këtij vendimi. Bëhet fjalë për deputetët Lefter Koka, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto, Viktor Tusha, Nasip Naço dhe Shezai Rrokaj.

Gazeta mëson se deputetët kanë komunikuar edhe me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për të përcjellë mesazhin e tyre se mandatet janë fituar dhe në respekt të popullit dhe votuesve nuk duhen lënë përgjysmë.

Deputetët rebelë të LSI-së, argumentojnë se mungesa në Parlament do të shuajë mundësinë e komunikimin e publikut.

Kjo është edhe arsyeja pse LSI nuk ka dalë deri më tani me një vendim zyrtar, pasi thuajse gjysma e deputetëve të saj duket se janë kundër.

Gjithsesi, pritet që strukturat drejtuese të partisë të mblidhen për të diskutuar këtë propozim të kreut të opozitës, por sinjalet e para, Monika Kryemadhi tashmë i ka marrë. Pa gjysmën e tyre në krah, ajo do ta kishte të vështirë të dilte në krah të Bashës.

Në fakt nuk është hera e parë që deputetë të LSI marrin vendime personale duke dalë kundër grupit parlamentar.

Në shtator 2018, LSI u kujdes të njoftonte mediat në mënyrë jo zyrtare praninë në seancë plenare të dy deputetëve të saj Lefter Koka dhe Vangjel Tavo për arsye të rinovimit të mandatit, duke shmangur çdo interpretim se mungesa e tyre në Vlorë kishte të bënte me një qëndrim ndryshe.

Të njëjtën arsye e konfirmuan edhe vetë deputetët, edhe pse ky u pa si hapi i radhës drejt afrimit të tyre zyrtar në Partinë Socialiste. Rasti i Tavos dhe Kokës është e njëjta praktikë e ndjekur nga kolegu i tyre Robert Bitri pak muaj më parë.

Ajo që bie në sy, është se kjo nuk është hera e parë që dy deputetët e LSI kanë bojkotuar qëndrimet e partisë. Në të njëjtën mënyrë ato vepruan edhe në fund të prillit duke mos iu bindur urdhrit të kryetares për të braktisur sallën.

Next Post
Veliaj mbyll debatin: Teatri i ri Kombëtar do të jetë pa kullë

Hapen zyrat e reja për aplikimin për karta dhe pasaporta biometrike në Njësitë 6 dhe 7

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In