• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emocionet, “prona” jonë që na kontrollon frymën

by A R
20/02/2022 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani

Ne kemi lindur të ndjejmë emocione. Përjetimi i tyre është një proçes sa i natyrshëm si fryma që marrim po aq dhe i rëndësishëm sa ajo frymë që na mban gjallë.

Kur jemi të lumtur, mendimet përqendrohen në arritjet tona: fituam punën që dëshironim, blemë apartamentin e ëndërruar, morëm një kompliment e ky emocion na bën të ndihemi të lehtë, të qetë e plot buzëqeshje.

Por kur vjen puna tek emocionet negative ndihemi të rënduar, të palumtur e plot ndjesi negative që asnjë nga ne nuk i do. Ankthi me mendimet” po sikur të mos gjej një punë?”, “po sikur të mbetem vetëm?”, “po sikur të dështoj në provim, rrahjet e zemrës shtohen, duart djersisin apo trishtimi me mendimet negative për të shkuarën që na bën të ndihemi të lodhur e me vështirësi në përqëndrim, si dhe zemërimi që na nxjerr jashtë kontrollit – të gjitha këto emocione negative nuk janë të pëlqyeshme për askënd.
Tendenca primare njerëzore është injorimi i përjetimit të emocioneve negative: largohemi prej tyre për të mos u ndjerë keq.

Priremi të ndërrmarim veprime të caktuara për të përjetuar emocione pozitive dhe për të minimizuar probabilitetin për të ndjerë emocione negative. Kërkojmë aktivitete shoqërore ose hobi që na ofrojnë një ndjenjë lumturie, kënaqësie dhe eksitimi duke shmangur situatat që mund na çojnë në mërzitje, trishtim ose ankth.

Për meshkujt, mënyra më e zakonshme për t’ju larguar këtyre ndjesive negative janë lojërat, abuzimi me alkool e substanca të ndryshme e për femrat zhytja në shumë punë, abuzimi me ushqimin e blerjet kompulsive.

Të përdorura në mënyrë të kontrolluar këto forma ndihmojnë deri diku, megjithatë, të gjithë e dimë që këto forma të pashëndetshme i përdorim rregullisht shumicën e kohës.

Emocionet nuk janë të kota e të pavlera, ato kanë mesazhet e tyre e kërkojnë vëmëndjen tonë. Mund t’i shtypim emocionet, por nuk mund të shpëtojmë prej tyre. Sa më shumë që i injorojmë, aq më të forta bëhen. Mënyra e vetme për t’u përballur me emocionet është t’i lejojmë vetes t’i ndjejmë ato duke mos ikur prej tyre. Nëse duan të njohim më mirë emocionet tona, duhet filluar t’i pranojmë ato për të shmangur keqkuptimet me të tjerët por dhe për tu ndjerë mirë me veten.

Pyete veten për të kuptuar pse-në e emocionit:

Ankthi: Nga çfarë kam frikë?
Trishtimi: Çfarë kam humbur?
Zemërimi: Çfarë vlerash lëndoi tjetri?
Lumturia: Çfarë kam fituar?

Pasi të keni identifikuar emocionin dhe mesazhin e tij, duhet të veproni. Pyesni veten nëse ka ndonjë gjë që mund ta zgjidhë situatën. Nëse është e mundur, bëjeni.

Për shembull, nëse jeni të trishtuar dhe nuk mund të gjeni një punë, mund të kërkoni ndihmë nga miqtë dhe të njohurit.

Nëse nuk mund të bëni asgjë, mendoni se si mund ta përballoni emocionin.

⚠️Mënyra sesi prindërit tuaj reaguan ndaj emocioneve tuaja përcakton sesi ndiheni sot për emocionet tuaja.

Shpërqëndrimet toksike që kryejnë disa njerëz për të evituar përjetimin e emocioneve negative si abuzim me substanca ( medikamente, alkol, drogëra), kryerja e sjelljeve rriskuese ndaj vetes dhe të tjerëve janë vetëm zgjidhje të shpejta e të përkohshme, zgjidhje të pamenduara që nuk zgjidhin problem… problemi mbetet aty sëbashku me mërzinë, inatin, frikën, dhimbjen, ankthin.

Përballja me dhimbjen dhe shqetësimin është një art që duhet mësuar. Se si të përballemi me dhimbjen është po aq e rëndësishme sa çdo gjë që mësojmë.

Bëni pak meditim, bisedoni me një mik, dëgjoni muzikë, kërceni, këndoni, ulërisni, shkruani mendimet tuaja në letër, merruni me aktivitet fizik dhe kërkoni ndihmë profesionale. Zgjidhni formën që ju përshtatet, por mos privoni veten të përjetoni emocionet që ndieni, të kuptoni mesazhet e tyre e mbi të gjitha tu rezervoni dinjitetin që meritojnë: dhimbja kërkon privatësinë e saj.

Ashtu si një plagë e papastruar mirë rrezikon të marri infeksion e të mos shërohet, po ashtu dhe emocionet negative mbeten të tilla nëse nuk njihen, nuk përjetohen e nuk shprehen.

Nuk ka asnjë garanci që të gjitha format e dhimbjes emocionale të largohen përgjithmonë. Disa emocione do të qëndrojnë me ne ndoshta gjithmonë por duke ditur sesi t’i menaxhojmë ato e bën rrugëtimin tonë më të lehtë.

Pavarësisht se çfarë po përjetoni, me kohën dhe kujdesin e duhur, vëmendja do t’ju shërojë plagën dhe do të jeni në gjendje të vazhdoni me guxim.

Emocionet janë të lidhura pazgjidhshmërisht me çdo përvojë jetësore dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Nëse ndonjëherë shpresoni të jeni të lumtur, të suksesshëm dhe të shëndetshëm, duhet të mësoni se si të menaxhoni emocionet dhe ndjenjat komplekse që do të përjetoni gjatë rrugës.

“Nuk dua të jem në mëshirën e emocioneve të mia. Unë dua t’i përdor , t’i shijoj dhe t’i dominoj ato. Oscar Wilde

*Psikologe Klinike

Next Post
‘Na mbyte, 200 lekë nafta’, Rama i përgjigjet komentuesit: Çmimet në pazar i ngre e i ul tregu, jo qeveria!

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Hapet aksi rrugor Qafë Thore-Theth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In