Një nga këngëtaret më të kërkuara në Itali, Emma Marrone ka vendosur që për këngën e saj të fundit të bashkëpunojë me një kompozitor shqiptar.
31 – vjeçarja mendon që suksesin e radhës në muzikë do ta arrijë me kompozitorin shqiptar, Ermal Meta.
Kënga mban titullin “Occhi Profondi” dhe paraprin albumin e radhës së artistes italiane.
Marrone sëfundmi është shpallur artistja italiane më e ndjekur në rrjetet sociale, me plot 1 milionë ndjekës në Instagram, 3 milionë në Facebook dhe 700 mijë në Twitter.









