• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emiriana Sako me gra dhe vajza të Sukthit: Hapim pika grumbullimi për fermerët, gati ndërtimi i shkollës në Vadardhë

by Java News
01/05/2023 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet e shumta që kemi bërë në infrastrukture, objektet arsimore, shërbime sociale do të vijojnë edhe në mandatin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar kryebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit, në takimin me gra dhe vajza të njësisë administrative Sukth. Kryebashkiakja Emiriana Sako tha se pas 5 shkollave të reja dhe kopshteve, kemi gati projektin e shkollës së Vadardhës, e cila do të ndërtohet nga e para. Kryebashkiakja Sako tha se: “Në Sukth kemi bërë investime të shumta në infrastrukturë, kanalizime, ujin e pijshëm dhe rrjetin e furnizimit me energji elektrike si dhe kemi zgjidhur problemin e evadimit të mbetjeve. Në programin që kemi hartuar për mandatin e ardhshëm kemi 12 pika të detajuara ku bujqësia është njëra prej tyre. Lidhur me këtë sektor kemi vendosur që të hapim pika grumbullimi në çdo njësi administrative, në mënyrë që fermerët në këto zona të kenë mundësi që produktet e tyre t’i depozitojnë aty, ku do të ketë edhe dhoma frigoriferike. Një nga këto pika grumbullimi do të ndërtohet edhe në Sukth”.

Një banorë e Sukthit, Romina Shpata, votuese e Partisë Demokratike, u shpreh e impresionuar nga investimet e kryera në arsim, duke ftuar bashkëqytetarët të mbështesin kandidaten e Partisë Socialiste Emiriana Sako në këto zgjedhje.” Jam lindur dhe rritur në Sukth, jam shkolluar këtu. Por, sot kur shoh investimet e kryera në ndërtimin e godinave arsimore me kushte bashkëkohore jam impresionuar. Ndaj këto dy gishta që deri dje i kam ngritur për Partinë Demokratike, sot i ngre për numrin dy të kandidatës së Partisë Socialite Emiriana Sako.”

Kryebashkiakja Sako duke bashkëbiseduar me vajza dhe gra tha se bashkia e Durrësit e vlerëson rolin që kanë vajzat dhe gratë duke përmendur se aktualisht këshilli bashkiak ka 54 përqind të tij gra dhe vajza, 47 përqind e personelit të spitalit janë po ashtu vajza dhe gra, ndërsa qendrat shëndetësore dominohen në një përqindje akoma më të lartë, 75 përqind të tyre janë femra dhe po ashtu edhe 78 përqind e arsimtarëve janë gra dhe vajza.
Në mënyrë që t’u vihet në ndihmë grave dhe vajzave me probleme sociale, bashkia e Durrësit ka ndërtuar në Sukth një qendër sociale. Në Sukth janë evidentuar dy terrene sportive që do të rikonstruktohen, ndërkohë që investimeve në arsim dhe sport iu vjen në ndihmë edhe Akademia e Sporteve që do të ngrihet pranë universitetit “Aleksandër Moisiu” në Spitallë, ku fëmijë të grupmoshave të ndryshme do të stërviten nga trainerë të skuadrës së Manchester City.

Në zonën e Sukthit është zgjidhur tashmë problemi i mbetjeve urbane, ku në fshatin Vadardhë depozitoheshin në fushë të hapur mbetjet e zonës. Me nënshtrimin e marrëveshjes me landfillin e Sharrës, mbetjet dërgohen aty dhe në këtë zonë nuk ka më probleme mjedisore. E transformuar tërësisht është edhe zona e ngjashme e Porto Romanos, ku në vendin e dikurshëm të plehrave është ndërtuar parku më i madh në Ballkan, Eco Park me sipërfaqe afro 14 hektarë. Investime do të ketë edhe në çdo rrugë dhe lagje të njësive administrative.

Next Post
Euronews jehonë bukurive të Shqipërisë: Përjetoni parajsën në parkun kombëtar të Vjosës

Euronews jehonë bukurive të Shqipërisë: Përjetoni parajsën në parkun kombëtar të Vjosës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës

March 16, 2026
Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

March 16, 2026
“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

March 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 17 mars 2026

March 16, 2026
Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In