• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emiliano Tashos i shtohet edhe 1 vit burg, futi celularë në mënyrë të paligjshme në qeli

by Java News
04/11/2017 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe 1 vit burg për të dënuarin për “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, Emiljano Tasho. Ky i fundit po vuan dënimin për vrasjen e Enton Nikës në burgun e sigurisë së zakonshme në Vaqarr.

Mirëpo, gjatë një kontrolli në qelinë e tij u gjetën dy aparate celularë, njëri prej të cilëve “Iphone”. Vendimi për dënimin e Tashos është dhënë më 17 tetor të këtij viti, ndërsa ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.

Vetë Emiljano Tasho e ka pranuar akuzën për futjen e celularëve në burgun e Vaqarrit, por ka refuzuar të tregojë se si kanë hyrë këto sende, apo se si i ka siguruar. Ai ka kërkuar madje edhe gjykim të shkurtuar.

Ky është rasti i parë, kur një i dënuar gjykohet për “futjen e sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit” në një çështje të ndarë sipas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.

Tashmë Tasho do të vuajë 15 vjet burgim në total, krahas atij të vrasjes në bashkëpunim të Enton Nikës.

NGJARJA

Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, Drejtoria e Policisë së Burgjeve, më datë 25 nëntor 2016, pati miratuar një plan kontrolli në dhomat e të dënuarve të Burgut të Vaqarrit, pasi kishte siguruar informacione se në këtë institucion të vuajtjes së dënimit kishin hyrë sende të paligjshme.

Në kuadër të këtij plani, Policia e Burgjeve ka ushtruar më datë 15 dhjetor 2016, në orën 23:30, një kontroll blic në qelitë e të burgosurve. Gjatë këtij kontrolli, i dënuari Emiljano Tasho u kap në flagrancë në qelinë e tij duke përdorur një aparat celular të markës “Iphone 5”.

Gjithashtu, Policia e Burgjeve gjeti poshtë shtratit të tij një tjetër aparat celular. Pas kësaj, materialet kanë kaluar në Gjykatë, ku i pandehuri Emiljano Tasho ka shfaqur pendesë për veprimin, duke pranuar edhe akuzën e dytë.

Mirëpo, ai nuk ka dhënë detaje se si kanë hyrë këto sende në Burgun e Vaqarrit. Edhe avokati i tij pranoi që gjyqi të vazhdonte me provat që kishte siguruar Prokuroria e Tiranës, duke mos shfaqur asnjë pretendim.

VENDIMI

Në vendimin e saj, i cili është marrë më datë 17 tetor 2017, Gjykata e Tiranës thotë se merr parasysh dënimin e më- parshëm të Emiljano Tashos, akuzën e provuar për “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, po ashtu edhe shfaqjen e pendesës së tij.

Në këto kushte, referuar edhe provave të sjella nga prokurori, Gjykata vendosi të deklarojë fajtor të pandehurin Emiljano Tasho për veprën penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg” dhe e dënon atë me 1 vit e 6 muaj burgim.

Por Gjykata shton se në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Emiljano Tasho i ulet 1/3-a e dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 1 vit burgim. Gjithashtu, bazuar në ndryshimet e Kodit Penal, dënimi me 1 vit burg i shtohet atij me 14 vjet burgim për “vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim”./panorama

ma.me

Next Post
Serbia ngul këmbë ende në politikën e “dy karrigeve”

Serbia ngul këmbë ende në politikën e “dy karrigeve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

Përballja Rusi-NATO në Arktik, Lavrov: Aktiviteti i Aleancës në veri, “agresiv”!

August 31, 2026
Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

August 31, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja

E rëndë në Kavajë, 49-vjeçari me motor ndërron jetë në vend pas aksidentit me një makinë

August 31, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

August 31, 2026
Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

August 31, 2026
Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

August 31, 2026
Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 31, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Kujtim Buza, njeriu që ma rrëfente Shkupin

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com