• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrimi pas liberalizimit të vizave në Kosovë, çfarë tregojnë statistikat?

by A R
02/01/2024 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane.

Ky proces solli edhe shqetësime për ndikimin që mund ta ketë liberalizimi i vizave te migrimi i të rinjve.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, nga Kosova u larguan rreth 41.500 banorë. Ndër arsyet e cekura për emigrim ishte edhe punësimi.

Banka Botërore thotë se, sipas parashikimeve, tregu i punës do të vazhdojë të ndikohet nga migrimi i ligjshëm i fuqisë punëtore edhe pas liberalizimit të vizave, ashtu si edhe në të kaluarën.

Nëpër të njëjtën fazë kaluan edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut fituan të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër Schengen në dhjetor të vitit 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina një vit më vonë.

Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk kishte efekt të dukshëm në numrin e rasteve të identifikuara për punësim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe jo për qëllime punësimi.

Edhe pse numri i rasteve të identifikuara të punësimit të paligjshëm nuk u rrit në mënyrë konstante, disa vende të BE-së shprehën ankesa për një gjë të tillë, veçanërisht ndaj Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndërkohë, për Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, liberalizimi i vizave nxiti më shumë sesa vizita turistike: më shumë të rinj filluan të studiojnë nëpër vende të BE-së.

Meqë shtetasit e këtyre vendeve mund të udhëtonin pa viza në vendet e BE-së, numri i rasteve të kalimit ilegal të kufijve u zvogëlua. Mirëpo, në të njëjtën kohë, u rrit numri i rasteve të vizitorëve që tejkalonin kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në zonën Schengen deri në 90 ditë brenda gjashtë muajve.

Qëndrimi i tillë ilegal filloi të rritej më së shumti në periudhën prej vitit 2012. Sërish, numri më i madh i rasteve të identifikuara vinin nga Shqipëria dhe Serbia.

Shqipëria dhe Serbia ishin dy vendet që patën më së shumti raste të shtetasve të tyre që u kapën duke përdorur dokumente të rreme për të hyrë në zonën Schengen.

Probleme të tilla si: përdorimi i dokumenteve të rreme, tejkalimi i kohëzgjatjes së lejuar për vizitë etj., bënë që të rritej numri i shtetasve të Ballkanit Perëndimor që iu nënshtruan procedurave të kthimit të detyrueshëm. Sërish, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria.

Më 2019, Holanda kërkoi që të suspendohej liberalizimi i vizave për Shqipërinë, por Komisioni Evropian vlerësoi se nuk ka kushte për të ndërmarrë një masë të tillë.

Dy vjet më vonë, Presidenca e atëhershme sllovene e BE-së përgatiti një dokument, ku u përmendën shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian publikoi pesë raporte të monitorimit të regjimit të liberalizimit të vizave. I fundit, i publikuar më 5 dhjetor të vitit 2022, vlerësoi se të gjitha vendet kanë ndërmarrë masa për t’i plotësuar kërkesat e BE-së dhe se ato vende vazhdojnë t’i plotësojnë kriteret për liberalizim të vizave.

Kushtet për liberalizim të vizave përfshijnë reforma për ta përforcuar sundimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, menaxhimin e migrimit dhe përmirësimin e kapaciteteve administrative në kontroll të kufijve.

Në rast të rritjes së migrimit ilegal nga ndonjë vend, BE-ja ka të drejtë ta suspendojë përkohësisht regjimin e udhëtimit pa viza.

Ky mekanizëm, që u iniciua në vitin 2013, aktivizohet nëse ka rritje për mbi 50 për qind të hyrjeve ilegale nga një vend dhe qëndrimit ilegal, nëse ka rritje për mbi 50 për qind të aplikimeve për azil, nëse ka rënie të bashkëpunimit për kthim të detyrueshëm dhe nëse vlerësohet se ka rrezik të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së./REL

Next Post
Lojtari më i mirë i 2023-it, Haland lë pas Messin dhe Mbappe

Lojtari më i mirë i 2023-it, Haland lë pas Messin dhe Mbappe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

‘Shqipëria nuk është në shitje’, aktori Mehdi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

June 5, 2026
Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

Momente paniku në Bulevard/ Humb një fëmijë, protestuesit bashkëpunojnë për gjetjen e tij

June 5, 2026
“Tërheqja zvarrë, ngjarje e neveritshme”, Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet

“Tërheqja zvarrë, ngjarje e neveritshme”, Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet

June 5, 2026
‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

June 5, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Kërcënoi me thikë policin tek Casa Italia/ Tiranë, arrestohet 38-vjeçari Dorian Kasa

June 5, 2026
Takimi me Ramën në Zvërnec, banori: Ne jemi pro investimit, se nuk duam të rrimë si dikur. Por kërkojmë të drejtën e pronës

Takimi me Ramën në Zvërnec, banori: Ne jemi pro investimit, se nuk duam të rrimë si dikur. Por kërkojmë të drejtën e pronës

June 5, 2026
Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

Kompanitë evropiane vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimet në Kinë

June 5, 2026
‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

June 5, 2026
“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

June 5, 2026
Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In