• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrimi i mjekëve tanë/ Statistikat nxjerrin se humbjet neto nga shkollimi janë 45 mln euro

by Java News
22/07/2023 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Informacionet që ka përcjellë në Kuvend Universiteti i Mjekësisë, Tiranë tregojnë se kostoja e studimit për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e Përgjithshme” është 678,994 lekë në vit/student.

Emigrimi i mjekëve, humbjet neto nga shkollimi 45 mln euroInformacionet që ka përcjellë në Kuvend Universiteti i Mjekësisë, Tiranë tregojnë se kostoja e studimit për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e Përgjithshme” është 678,994 lekë në vit/student.

Kosto për një student llogaritet 4 milionë lekë, ose 38 mijë për të gjithë ciklin e studimeve 6-vjeçare.

Po të marrin në konsideratë këtë kosto, Shqipëria ka humbur deri më tani 45 milionë euro vetëm nga emigrimi i mjekëve shqiptarë, pa llogaritur kostot e tjera që vijnë nga mosushtrimi i profesionit.

Sipas të dhënave të OECD, vendi ka humbur një shifër të përafërt prej 1200 mjekësh nëpërmjet emigrimit deri në vitin 2020. Duke marrë në konsideratë koston e studimeve, vendi besohet se ka humbur 45 milionë euro vetëm nga shpenzimet e Universitetit të Mjekësisë, për të shkolluar mjekët që kanë emigruar.

Qeveria pranoi se kriteri i kontratës me studentët e mjekësisë për të punuar pas studimeve në vendin tonë do të fillojë nga viti akademik 2023-2024 deri në vitin akademik 2027-2028 e, për pasojë, efekti i tij do të jetë i përkohshëm, që të investojmë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor kombëtar të fortë, rezistent, për të përmirësuar kapacitetet, duke ruajtur forcën e punës në shëndetësi dhe duke promovuar kujdesin social, njëlloj i rëndësishëm me atë shëndetësor.

Ligji e ka lënë fakultative pranimin e saj, por ajo ka elementin detyrës që nëse nuk pranohet paguhet tarifa, e cila mbi 6 mijë në vit më e ulët se, në fakultetet gjermane.

Pak kohë më parë, Kryeministri i vendit shprehu shqetësimin se Shqipëria është një vend i varfër që nuk mund t’i shkollojë mjekët me taksat e shqiptarëve dhe ata të punojnë në vende të tjera të zhvilluara.

Jordan Daci, jurist i angazhuar thotë se, projektligji që parasheh kontratën me studentët e mjekësisë është në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën e Drejtave të Njeriut.

BE kërkon të punësojë 2 milionë punonjës të shëndetësisë

Sektori i shëndetësisë kudo në botë është në emergjencë për punonjës vërejnë raportet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shumë vende europiane po përballen me mungesa të rënda të stafit në shëndetësi dhe kujdes për shkak të valëve të pandemisë Covid-19.

Pothuajse të gjitha vendet e BE-së raportojnë mungesë të personelit të kujdesit shëndetësor, raporton Njësia Europiane e Shërbimeve Shëndetësore Publike (EPSU). Në vitin 2022, të gjitha vendet e BE kanë mungesë stafi prej 2 milionë mjekësh, infermierë, mami etj.

Qeveritë e Europës duhet të rrisin ndjeshëm fondet për shëndetin dhe kujdesin dhe t’u përgjigjen kërkesave të punëtorëve për të investuar. Vala Omicron tregoi e sa urgjent është ky investim, pasi OBSH thekson se, edhe një herë, “barra më e madhe e reagimit ndaj kësaj pandemie u mbajt nga stafi i kujdesit shëndetësor”.

Një studim i fundit, raporti i Tregut të Punës dhe Zhvillimeve të Pagave nga Komisioni Europian (KE) fokusohet kryesisht në mënyrën se si tregjet e punës reagojnë ndaj recesionit të fundit pas shpërthimit të COVID-19 në 2020. Ai vëren përkeqësimin e mungesës së stafit në shëndetësi.

Dëshmitë e fundit nga e gjithë Europa zbulojnë se si situata është përkeqësuar më tej, për shkak të Covid-19. Raportimet sindikatave të mjekësisë tregojnë se punëtorët, duke përfshirë punonjësit e kujdesit intensiv, largohen nga puna nga stresi, mbrojtja e pamjaftueshme në vendin e punës dhe pagat shumë të ulëta.

Gjermania p.sh., ka rreth 8000 vende pune të mangëta në shërbimin intensiv, Spanja kërkon të punësojë 80 mijë mjekë dhe infermierë, Britania rreth 100 mijë. SHBA dhe Kanadaja gjithashtu kanë mungesa të mëdha në stafe.

OBSH i vlerësoi bombë me sahat mungesat në trupën mjekësore gjatë një raporti të posaçëm vitin e kaluar. “Pa veprime të menjëhershme, boshllëqet e fuqisë punëtore shëndetësore dhe të kujdesit në Rajonin Europian mund të sjellin katastrofë, pasi 40% e mjekëve janë afër moshës së pensionit në një të tretën e vendeve në Europë dhe Azinë Qendrore, zbulon raporti i ri i OBSH/Europë.

Të gjitha vendet e Rajonit Europian të OBSH-së, që përfshin 53 shtete anëtare në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore aktualisht përballen me sfida në lidhje me fuqinë punëtore të shëndetësisë. Analiza zbulon se në 13 nga 44 vendet që raportuan, 40% e mjekëve janë tashmë 55 vjeç ose më të vjetër.

Plakja e fuqisë punëtore shëndetësore dhe kujdesit ishte një problem serioz përpara pandemisë COVID-19, por është edhe më shqetësues tani, edhe me faktorët demografikë që kontribuojnë në një forcë punëtore gjithnjë në tkurrje.

Zëvendësimi i përshtatshëm i mjekëve në pension dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë dhe të kujdesit do të jetë një shqetësim i madh për qeveritë dhe autoritetet shëndetësore në vitet e ardhshme.

Dega e OBSH-së në Europë po u kërkon vendeve që të veprojnë tani për të trajnuar, për të rekrutuar dhe për të mbajtur brezin e ardhshëm të punonjësve shëndetësorë.

Studimet e OBSH tregojnë se punonjësit në shëndetësi po vuajnë nga shëndeti i dobët mendor.

Orët e gjata të punës, mbështetja e pamjaftueshme profesionale, mungesat serioze të stafit dhe nivelet e larta të infeksionit dhe vdekjeve nga COVID-19 midis punonjësve të vijës së parë,, veçanërisht gjatë fazave të hershme të pandemisë, kanë lënë gjurmë.

OBSH/Europë evidentoi se 9 nga 10 infermierë kishin qëllim të lënë punën e tyre nga stresi i lartë.

Disponueshmëria e punonjësve shëndetësorë ndryshon 5-fish midis vendeve. Dendësia totale e mjekëve, infermierëve dhe mamive varion nga 54.3 për 10 000 njerëz në Turqi në mbi 200 për 10 000 njerëz në Islandë, Monako, Norvegji dhe Zvicër.

Në nivel nënrajonal, vendet e Azisë Qendrore dhe Perëndimore kanë dendësinë më të ulët, dhe vendet e Europës së Veriut dhe Perëndimore kanë densitetin më të lartë.

“Mungesat e personelit, rekrutimi dhe mbajtja e pamjaftueshme, migrimi i punëtorëve të kualifikuar, kushtet jo tërheqëse të punës dhe aksesi i dobët në mundësitë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional po dëmtojnë sistemet shëndetësore në vendet më pak të zhvilluara”, – tha – Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën./ Monitor.al

Next Post
Babai u fut në borxhe për ta dërguar në garë/ Alvin Karaqi kampioni i karatesë mesazh të rinjve: Mos u dorëzoni!

Babai u fut në borxhe për ta dërguar në garë/ Alvin Karaqi kampioni i karatesë mesazh të rinjve: Mos u dorëzoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

February 2, 2026
Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

February 2, 2026
Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

February 2, 2026
Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

February 2, 2026
Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

February 2, 2026
Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

February 2, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Nga marrëdhëniet te financat, si do të jetë java e parë e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 2, 2026
“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In