Dy automjete janë përplasur në autostradën Durrës- Tiranë, kur për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 të mëngjesit të së martës.
Sabah Maçi, 25, vjeç, lindur në Has e banues në Angli, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N. R., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B. Ll.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi i huaj N. R., ndërsa drejtuesi Maçi ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjeti Maçi dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
a.ç