• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët/ Zv.ministrja e Brendshme: Për 20 eritreasit vendos Italia!

by Java News
31/08/2018 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pranimi i Shqipërisë për të marrë 20 refugjatë nga Eritrea, të cilët zbarkuan disa ditë më parë në brigjet italiane, ka hapur një debat jo vetëm në Itali, por edhe mes vendeve të unionit. Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, në një intervistë për Top Channel, shprehet se Shqipëria është e gatshme të presë në çdo moment refugjatët eritereas, ndonëse ende nuk ka një datë të ardhjes së tyre.

“Nuk kemi një datë se kur do të vijnë refugjatët nga Eritrea që vendi ynë pranoi të merrte. Kjo më së shumti varet nga procedurat e shtetit italian, që do të vendosë për sjelljen e tyre në Shqipëri edhe në bazë të Konventës së Gjenevës për të Drejtat e Njeriut dhe natyrisht edhe pas intervistimit të refugjatëve dhe dakortësisë së tyre për tu strehuar në vendin tonë. Ky fakt ka sjellë një debat edhe mes vendeve të unionit, por ky është një problem i tyre”, shprehet Voda.

Sipas zëvendësministres, natyrisht që Shqipëria ka kapacitete të limitura për të pritur në të ardhmen refugjatë të tjerë, pavarësisht ndihmës nga vendet partnere dhe organzatat ndërkombëtare. Por, vala e refugjatëve nuk ka lënë mënjanë as vendin tonë dhe Voda jep shifrat për 6 muajt e parë të këtij viti të fluksit të emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë.

“Nga janari i këtij viti e deri në fund të qershorit në vendin tonë janë futur mbi 4 000 refugjatë të paligjshëm, kryesisht nga kufiri i gjelbër. Nga këto mbi 500 prej tyre kanë qëndruar në vendin tonë, pasi kanë kërkuar azil”, tha Voda.

Pjesa tjetër e refugjatëve janë kthyer në vendet nga ku janë futur në vendin tonë në bazë të marrëveshjeve që vendi ynë ka me të gjithë vendet fqinje për kthimin e emigrantëve të paligjshëm.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Gjendet pas 4 vitesh i zhdukur alipinsti i ngrirë në një bllok akulli

FOTOT/ Gjendet pas 4 vitesh i zhdukur alipinsti i ngrirë në një bllok akulli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

October 30, 2026
BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In