• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Emigrantët” /Trump kërcënon Meksikën: Javën tjetër mbyll kufirin

by Java News
29/03/2019 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do ta mbyllë kufirin jugor, apo një pjesë të madhe të tij, nëse Meksika nuk e ndalë menjëherë emigrimin e paligjshëm.

Ai tha se do të ishte shumë e lehtë për Meksikën që të ndalë migrimin e paligjshëm duke e goditur njëkohësisht edhe trafikun e drogës.

Përmes një postimi tjetër në Twitter, presidenti Trump i bëri thirrje Kongresit që menjëherë të ndryshojë ligjet e migracionit. Ai akuzoi demokratët për ligje të “dobëta” të migracionit.

Çështja e sigurisë në kufirin me Meksikën, ka ngjallur tash e sa kohë përplasje brenda Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti Trump, pati premtuar se do ta ndërtojë një mur në kufirin jugor me Meksikën në mënyrë që të ndalë migrimin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.

Gjatë fushatës ai tha se Meksika do ta ndërtojë murin me paratë e saj, mirëpo më vonë i kërkoi Kongresit ndarjen e 5.7 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit.

Kjo kërkesë po kundërshtohet nga demokratët në Kongres, duke mos ndarë mjetet e nevojshme për ndërtimin e tij. Presidenti Trump shpalli më pas gjendjen e emergjencës e cila i lejon atij të përdorë fondet e ndara për çështje tjera të mbrojtjes dhe sigurisë për të ndërtuar murin me Meksikën.

g.kosovari

Next Post
Laboratori i Turizmit në Vlorë, Leli: Do u japë mundësi shkollimi qindra të rinjve

Laboratori i Turizmit në Vlorë, Leli: Do u japë mundësi shkollimi qindra të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com