• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Emigrantët”/ Rama: Gjithë zhurma erdhi sepse Shqipëria s’është në BE, jemi më solidarë se vendet anëtare. 3 mijë…!

by Java News
27/11/2023 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Këshillin e Atlantikut për të diskutuar mbi sfidat e rajonit, teksa është ndalur edhe te marrëveshja me Italinë për procesimin e emigrantëve ilegalë.

Rama u shpreh se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët dhe do të ketë po ashtu një terminal pritjeje për emigrantët që do të procesohen në Shqipëri.

Ai shtoi se shifra e 36 mijë emigrantëve është bazuar në idenë se do të procesohen çdo muaj 3 mijë persona, gjë për të cilën Rama u shpreh se nuk ishte i sigurtë nëse do të ndodhte.

Sakaq, ai shtoi se “zhurma” rreth marrëveshjes erdhi vetëm sepse Shqipëria nuk është një vend i BE-së, sepse sipas tij, nëse marrëveshja do të firmosej me një vend të BE-së “askush nuk do ishte humbur një minutë duke folur për të”.

“Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi ku emigrantët do të regjistrohen në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë proces që do të punojë si orë zvicerane, duke përpunuar çdo muaj 3 mijë emigrantë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurt.

Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje do të ketë vetëm 3 mijë vende, qendra është vetëm për 3 mijë persona. Do të ndërtohet 100% në kriteret që BE ka hartuar për këto qendra. Arsyeja pse ndodhi kjo zhurmë është se Shqipëria nuk është anëtare e BE-së.

Është quajtur me gjithë emrat e papërshtatshëm, nga Guantanamo te shkelja e të drejtave të njeriut. Nëse marrëveshja do ishte me një vend tjetër të BE-së, askush nuk do kishte humbur një minutë duke folur për të, jo më të zinte kaq hapësirë në ekrane. Mendoj se kjo është e trishtë pasi tregon paragjykim.

Vendet e BE-së nuk tregojnë një solidaritet të tillë, ne e tregojmë, ndaj i shoh këto kritika me këtë perspektivë”, tha Rama./m.j

Next Post
“Trazirat në Veri nënkuptojnë përballje me NATO-n”/ Paralajmërimi i fortë i n/sekretarit amerikan: Të dy palët duhet ta kuptojnë këtë!

“Trazirat në Veri nënkuptojnë përballje me NATO-n”/ Paralajmërimi i fortë i n/sekretarit amerikan: Të dy palët duhet ta kuptojnë këtë!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Munde te jete ashtu sic thu ti sh k/hajdut,pore duke pare e ditur se si funksionojne punet,e si zbatohen ligjet.Me te drejte shqiptaret e vendet e BE dyshojne,se me ty e banditet tuaj,ju vetem rreni mashtroni e vidhni pa ju bere syri tert,nga askush.Me te drejte dje ne te gjitha portalet thuhej se ti je strehuesi i hajdutve,e i oligarkve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

August 6, 2026
Zvërneci/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’! Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

August 6, 2026
Fierza në rënie nga thatësira, KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

Fierza në rënie nga thatësira, KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

August 6, 2026
Italia në “alarm të kuq” nga vala e të nxehtit, autoritetet lëshojnë paralajmërim urgjent

Italia në “alarm të kuq” nga vala e të nxehtit, autoritetet lëshojnë paralajmërim urgjent

August 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 7 Gusht 2026

August 6, 2026

Pas afateve të tejkaluara, konflikti mes ortakëve e çoi koncesionin e Aeroportit të Vlorës drejt zgjidhjes së kontratës

August 6, 2026
Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

August 6, 2026
Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

Kurti nuk propozon asnjë emër për kryetar të kuvendit, kërkon kohë për Presidentin e ri

August 6, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Policia- herë  si zot, herë si mallkim

August 6, 2026
Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com