• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët që s’deklarojnë adresën e banimit brenda 6 muajve, s’do përfitojnë shërbime të gjendjes civile

by Java News
16/11/2023 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrantët me qëndrim të rregullt të pajisur me leje qëndrimi apo të pajisur me shtetësi të huaj që nuk deklarojnë adresën e banimit nuk do të përfitojnë shërbim nga gjendja civile.

Afati për deklarimin e të gjitha adresave të banesave në pronësi të tyre, duke përcaktuar vendbanimin e tij vendbanimin e tij është deri 6 muaj pas hyrjeve në fuqi të ndryshimeve ligjore. Ndryshimet janë propozuar nga Ministria e Brendshme në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”” i publikuar te konsultimet publike.

Në relacion theksohet se ndryshimet rregullojnë procedurat dhe zgjidhin problematikën me deklarimin e rremë të regjistrimeve fillestare të emigrantëve në Shqipëri në kundërshtim me ligjin e vendeve të huaja.

Në fokus të ndryshimeve ligjore do të jetë edhe përmirësimi i një sërë procedurash të tjera të lidhura me gjendjen civile, si dokumentimi i lindjes së fëmijës, (këtu i referohen fëmijëve që lindin të vdekur), si dhe të proceduarve mëtejshme që duhet të ndjekin nëpunësit e gjendjes civile në bashki / njësi administrative gjatë lidhjes së martesës, si dhe për veprimet nga shërbimet konsullore.

Për sa i përket deklarimit të vendbanimit në nenin 4, të projektligjit parashikohet ndryshimi i dispozitës për nenin 14 të ligjit “Deklarimi i vendbanimit”, ku shprehimisht parashikohet detyrimi i shtetasve për deklarimin e adresës së çdo banese që kanë në pronësi brenda ose jashtë vendit, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e ligjit duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij.

Sipas këtij formulimi përcaktohet detyrimi i shtetasve për deklarimin e të gjitha adresave të banesave në pronësi të tyre, për të cilat duhet të përcaktojë vendbanimin e tij.

Sipas pikës 2 të dispozitës së propozuar përcaktohet se shërbimi i gjendjes civile do të ofrohet për shtetasit pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm, duke parashikuar si kusht detyrimin për të deklaruar adresën e çdo banese në pronësi të tyre sipas ligjit për adresat.

Regjistrimi fillestar i vendbanimit sipas nenit 5 të projektligjit do të bëhet në zyrën e gjendjes civile të njësisë administrative që ka në juridiksion territorial banesën e deklaruar si vendbanim, duke përcaktuar njëkohësisht se shtetasi nuk mund të deklarojë më shumë se një vendbanim.

“Ky proces, i parashikuar për t’u kontrolluar më mirë i shërben zgjidhjes së problematikave të evidentuara për çështjet e adresave të shtetasve, që në raste të caktuara mund të rezultojnë të pavërteta, duke mos pasqyruar lidhjen reale të individit me territorin ku i ofrohen shërbimet publike, të cilat në vijimësi njoftojnë zyrën e gjendjes civile nëse konstatohet mosplotësim i standardeve dhe deklarim i rremë. Në vijimësi zyrat e gjendjes civile në bashki / njësi administrative vijojnë me refuzimin e kërkesës së shtetasit sipas arsyetimit përkatës”, theksohet në relacion.

Projektligji parashikon se do të jetë ministri që mbulon shërbimin e gjendjes civile për të nxjerrë mënyrën e aplikimit, rregullat për ndryshimin e vendbanimit dhe mënyrën e administrimit të dokumentacionit./Monitor

Next Post

Më i gëzuar që e kanë marrë, se sa që e kanë sharë

Comments 2

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Shqiperia do adresat e emigranteve pastaj pronat e Shqiptareve jasht shtetit qe ti taksoje me pas.DO NA HASH KARIN O RAMA JO TE NA TAKSOSH HAJDE GJENA NE CILIN SHTET BANOJME HAJDE MERNA DHE ADRESEN.

    Reply
  2. Armand Babi says:
    3 years ago

    Kush nuk deklaron adresen jashte shtetit nuk mer leter nga gjendja civile thote Rama po si do ta besh ti kete o Rama kur 1 person do veje ne gjendje civile dhe do deklaroje adresen Shqiptare cfare do i thone ne gjendje civile ku e ke adresen jasht shtetit atehere personi do i thote sjetoj jasht shtetit kam vetem 1 adrese ate Shqiptare.NUK BEHEN KETO GJERA O RAMA JE 30 VJET PAS NESH.vetem sa do humbasesh zgjedhjet e ardhshme Rama me keto ligje se jane shum te nderlikuara gjerat emigrantet jasht shtetit kane mare dhe shtetesine e shtetit qe jane emigrant dhe se kane nevojen fare gjendjen civile Shqiptare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com