• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Emigrantët, nisin hetimet ndaj ministrit të Brendshëm të Italisë, reagon ashpër Salvini

by Java News
27/08/2018 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas dramës për emigrantët që nuk lejoheshin të zbrisnin prej bordit të anijes italiane “Diciotti”, organet e drejtësisë italiane kanë nisur hetimet ndaj ministrit të Brendshëm Matteo Salvini. Salvini akuzohet për shpërdorim detyre dhe privim lirie.

Salvini konfirmoi se ndaj tij po hetohet, sepse në mes të muajit gusht ai kishte urdhëruar që njerëzit që shpëtoheshin nga anijet në Detin Mesdhe duhet të lejohen të zbresin nga bordi i anijeve, vetëm pasi shtetet e tjera evropiane të kenë rënë dakord që të pranonojnë disa emigrantë. Pas një sërë ditësh diskutimesh të kota mes vendeve të BE-së, Shqipëria, Irlanda dhe Kisha Katolike në Itali ranë në fundjavë dakord të strehojnë 140 emigrantët e mbetur në anijen “Diciotti”.

Italien Migranten verlassen Diciotti Rettungsschiff (Reuters/A. Parrinello)

Salvini: Hetimet “medalje nderi”

Salvini e kritikoi ashpër hapjen e hetimeve të prokurorisë Agrixhentos kundër tij: “Është e pabesueshme të jetosh në një vend ku dhjetë ditë më parë u rrëzua një urë nën të cilën vdiqën 43 vetë dhe askush nuk po hetohet” tha ai në një miting në Pinzolo, në Italinë e Veriut. “Dhe prokuroria heton kundër një ministri që do të mbrojë kufijtë e vendit të tij. Ky është turp.”

Para turmës që duartrokiste, ai vazhdoi,” Ju keni një qeveri që do t’i mbrojë qytetarët italianë deri në fund.” Ministri i Brendshëm italian i quajti hetimet kundër personit të tij si një “medalje nderi”. Shifra e sondazheve pro Salvinit janë rritur ndjeshëm që kur qeveria e re mori detyrën në qershor.

Italien Innenminister Matteo Salvini (picture-alliance/dpaA. Medichini)

Falënderim për Irlandën dhe Shqipërinë

Salvini falënderoi qeveritë e Irlandës dhe Shqipërisë për gatishmërinë e tyre për të pranuar një pjesë të emigrantëve. Franca, nga ana tjetër, duhet të ketë turp që nuk pajtohet me shpërndarjen e tyre, tha ai.

Ndërsa Bashkimi Europian bëri thirrje për një zgjidhje afatgjatë për çështjen e migracionit. Komisioneri i Punëve të Brendshme të BE, Dimitris Avramopulos, tha se e përshëndet zgjidhjen që u gjet për emigrantët dhe që ata tani lejohet të zbresin nga bordi i anijes për t’u trajtuar. Kjo u bë e mundur falë solidaritetit përtej kufijve dhe vendeve. “Por ne nuk mund të presim gjithmonë këtë lloj solidariteti të rastësishëm. Ne duhet të ndërmarrim masa strukturore.”

Kërcënime ndaj BE-së

Qëkurse qeveria mes Lega dhe Lëvizjes Pesë Yje erdhën në pushtet tre muaj më parë, Italia po ndjek një kurs të ashpër kundër migracionit dhe bën presion mbi BE. “Kjo qeveri ndjek një politikë rigoroze dhe koherente të migracionit, dhe nuk i lë vetëm njerëzit në gjendje kritike apo rrezik jete,” tha kryeministri Giuseppe Conte në një deklaratë, duke ju referuar vendimit për t’u lejuar refugjatëve të zbrisnin prej bordit të anijes italiane “Diciotti”.

Italia dhe Malta po përpiqen vazhdimisht për të negociuar një zgjidhje me disa nga shtetet e BE-së, si Gjermania apo Franca. Por në rastin e anijes “Diciotti”, frontet mbetën të ngurtësuara.

Italien Migranten können Rettungsschiff «Diciotti» verlassen (Reuters/A. Parrinello)

Ndërkohë qeveria italiane vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit të mosmarrëveshjeve me BE-në për migracionin. Ajo deklaroi se do të ndalë pagimin e kontributeve në arkat e BE-së, nëse shtetet anëtare nuk do ta ndihmojnë për shpërndarjen e refugjatëve në vende të tjera. “Linja e butë nuk funksionon më, tani do të ndjekim linjën e fortë, nuk do të paguajmë fondet në qoftë se ata nuk dëgjojnë”, tha zëvendëskryeministri Luigi Di Maio. Me rreth 20 miliardë euro, Italia është kontribuesja e tretë më e madhe në BE, pas Gjermanisë dhe Francës. DW

ma.me

Next Post
S’ka ku shkon më keq, vetëm Interi i 35 viteve më parë i ngjan këtij të sotmit

S'ka ku shkon më keq, vetëm Interi i 35 viteve më parë i ngjan këtij të sotmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In