• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët në kufi/ Majko i përgjigjet Vasilit: Kënaqet duke goditur ish-shtëpinë e tij. Logjika të tilla në “kohë kolere” janë të justifikuara

by Java News
06/04/2020 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kritikave te shumta per emigrantet qe kane mbetur te ngecur ne kufijte tokesore me Greqine, pa u lejuar te futen ne atdhe, dhe akuzave te bere sot nga nenkryetari i LSI-se, Vasli, ka reaguar me nje sqarim ministri i Diaspores, Pandeli Majko.

Majko në reagimin e tij shkruan se sot pash se një ish-socialist (Petrit Vasilin) që gjen kënaqësinë duke goditur ish-shtëpinë e tij.

Sipas ministrit socialist, ai aludonte se nuk po bëhej (dhe bëja) asgjë për fatin e njerzve të bllokuar në kufirin shtetëror nga emergjenca kombëtare. Logjika të tilla në “kohë kolere” janë të justifikuara! Inati e ka rrugën e gjatë!.

“Qëndrimi në shtëpi për një kohë relativisht të gjatë nxit fantazinë. Sot pash se një ish-socialist (Petrit Vasilin) që gjen kënaqësinë duke goditur ish-shtëpinë e tij. Ai aludonte se nuk po bëhej (dhe bëja) asgjë për fatin e njerzve të bllokuar në kufirin shtetëror nga emergjenca kombëtare.

Logjika të tilla në “kohë kolere” janë të justifikuara! Inati e ka rrugën e gjatë! Puna si rregull bëhet në zyrë dhe ku nuk kam munguar asnjë ditë!

Megjithëse jashtë fushës së përgjegjësisë sime, por me përgjegjësi njerëzore kam komunikuar prej ditësh me Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Ministren e Shqëndetësisë, Ministrin në detyrë për Europën dhe Politikën e jashtme, zëvendësministren e brendshme dhe zëvendësministrin (tjetër) në Ministrinë e për Europën dhe Politikën e Jashtme… dhe vazhdoj të komunikoj.

Shpresoj, që rregullat e emergjencës dhe task-forca që drejton atë do të gjejnë mekanizmin e zgjidhjes së situatës!

Kjo është luftë! Dikush mund ti duket retorikë por ende ska kuptuar se bota po ndryshon me egërsimin e gjendjes së pandemisë! Dhe kjo që po ndodh është një gjendje lufte e paprecedent! Rregullat e saj janë të ashpra dhe urdhërat diskutohen vetëm pas mbarimit të saj!

Por, edhe në luftë, diskutimet janë të lejuar nga distanca! Dikush nuk sheh aspak luftën por interesat e pushtetit pas saj! Dikush do të thotë se ai është më burr i “zoti”. Psherëtimat politike në kohë kolere kanë erën e saj!

Duke njohur gjendjen e luftës ju siguroj se kam parë të gjithë të vërtetat që mund të duroj. Ky është momenti ku ndahen karakteret dhe ndarjet politike kanë të bëjnë shumë pak!

Kjo është një kohë e cila kërkon reflektim dhe jo “batuta”. Rezultatet e post-luftës aktuale do të jenë të trishta. Ato do të godasin ekonominë dhe elitat politike të qarta në paqartësi!

Opozita në Tiranë është e qartë vetëm për atë që nuk do! Diskretitimi i marrdhënies politike nuk është opozitarizmi më efikas!

Opozita nuk ka kuptuar se bashkë me virusin ndarjet e ideologjisë e majtë e djathtë po “vdesin” nën presionin e opinionit publik të rrjeteve sociale! Një milion refugjatë sirianë ndryshuan një pjesë të strukturës politike europiane. Në një pjesë të Europës ndodhi “zëvendësimi” i opozitave! E njëjta situatë rrezikon edhe në Shqipëri!

Shqetësimi për qytetarët e bllokuar në kufi është legjitim! Mënyra e të kërkuarit është sikur në Shqipëri ska ndodhur asgjë, a thua se ka ikur energjia elektrike e cila do të vijë pas pak…!

Ju siguroj se jemi në punë pa qenë on-line! Publiku do rezultate dhe jo një teatër partizan në rrjetet sociale. Kujdesi i tepërt në emergjencën kombëtare është ana e keqe por edhe ana më emirë e trajtimit të kësaj krize nga qeveria. Kush dëshiron të ndihmojë është i mirëpritur! Kush dëshiron të kritikojë e ftoj për mirëkuptimin që fuksionon në të tilla raste! Uroj të kuptoni rregullin e artë të Luftës. Ai është, të shpresosh më të mirën dhe të përgatitesh për më të keqen! Besoni të parën dhe mos haroni të dytën!”, shkruan Majko.

g.kosovari

Next Post
Pendohet qeveria e Suedisë dhe vlerëson ndërmarrjen e masave kufizuese ndaj koronavirusit

Pendohet qeveria e Suedisë dhe vlerëson ndërmarrjen e masave kufizuese ndaj koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com